Fadil Vokrri ka ndërruar jetë në moshën 57 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

Kryetari i deritashëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka pasur një komplikim shëndetësorë.


Por edhe pse u dërgua me urgjencë në QKUK ai nuk ka arritur të mbijetojë.

Zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla, ka thënë se Vokrri ka mbërritur pa shenja jete.

"Pacienti ka ardhur pa shenja jete rreth orës 10:30”.

“Përkundër të gjitha përpjekjeve tona, nuk kemi arritur ta kthejmë në jetë", ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënjsa e QKUk-së, Mirlinda Qyqalla.

Vokrri konsiderohej si futbollisti më i madh nga Kosova, ndërsa ishte më meritori për pranimin e FFK-së me të drejta të plota në FIFA dhe UEFA. /Telegrafi/

telegrafi sport app