LAJMI I FUNDIT:

Vodhi 125 euro në xhami, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Vodhi 125 euro në xhami, kërkohet paraburgim për të dyshuarin
Foto: Ilustrim

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, dje rreth orës 17:00, ka ndaluar të dyshuari E.SH., për 48 orë, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’, në një xhami në Gjilan.

“Ekziston dyshimi i bazuar se, gjatë ditës së djeshme, më 18 prill 2019, rreth orës 17:00, i dyshuari E.SH. (1989), kishte hyrë brenda xhamisë, në lagjen ‘’Dheu i Bardhë’’, në Gjilan, me ç’ rast nga arka e xhamisë, duke përdorur një mjet prej fije teli,  kishte arritur të nxjerrë 125 (njëqind e njëzet e pesë) euro.

Të dyshuarin, gjatë kryerjes së kësaj vepre penale, e kishte vërejtur një person që kishte qenë në katin e dytë të xhamisë, i cili menjëherë e kishte lajmëruar imamin e kësaj xhamie”, thuhet në njoftimin për media.


Prokurori kujdestar, në Prokurorinë Themelore në Gjilan, sot, ndaj të dyshuarit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në kohëzgjatje prej 30 ditësh, në Gjykatën Themelore në Gjilan. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell

Lajme
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj

Lajme
BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

BDI: Kemi informuar BE-në, SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për përjashtimin e shqiptarëve nga institucionet shtetërore

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Kalo në kategori