Dy persona janë arrestuar në Leposaviq.

Policia ka njoftuar se të njëjtit janë arrestuar në dyshimin se kanë vjedhur një veturë me targa të Serbisë, pronë e ankuesit mashkull kosovar.


Pas hetimeve dhe intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme. /Telegrafi/