Por, nuk përjashtohet që partia maqedonase të aktrojë sikur është duke biseduar edhe me PDSH-në. Analisti politik Mersel Bilalli ka thënë për "Zhurnal", se e rezultatet në rend të parë janë në favor të VMRO-DPMNE-së, pasi është vështirë tash të kushtëzohet në bazë të këtij rezultati. "VMRO-DPMNE mund të marrë një deputet nga partia e Stevço Jakimovskit dhe objektivisht të mos varet asgjë prej tjetërkujt. Megjithatë, objektivisht do ta marrë fituesin shqiptar të zgjedhjeve. Në pjesën shqiptare më humbës do të jetë PDSH-ja.

Vështirë se do t'i marrë të dyja partitë më të mëdha shqiptare, edhe pse bisedat me dy partitë mund t'i ketë thjesht aktrim. Nuk besoj s'e i merr të dyja", ka thënë Bilalli.


Ndërsa, analisti tjetër Albert Musliu, thekson se duhet pritur matematikat e fundit të rezultateve, pasi që është një situatë delikate për pragun nëse VMRO do të ketë 63, apo 62 apo 61 karrige. "Në pjesën qeveritare, mandatari do t'i fillojë negociatat me partnerin aktual shqiptar në Qeveri, sepse kjo determinohet nga rezultatet zgjedhore", ka thënë Musliu.

Musliu thekson se zhvillimet e ardhshme varen nga hapat e mëtejmë të opozitës maqedonase. "LSDM kabërë një kontestim serioz të rezultateve, varet se sa do të qëndrojnë, raporton Zhurnal.

Ata do të tentojnë që t'i delegjitimojnë institucionet, jo vetëm Parlamentin, sepse Qeveria prej Parlamentit del", ka thënë ai. Ndërkohë, analisti Bilalli thekson se sfidat janë të mëdha në atë se a do të jetë e gatshme VMRO-ja e gatshme që ta ndërrojë emrin e shtetit në këta tre muaj.

Sipas tij, nëse nuk ndërrohet emri do të ketë probleme serioze, sepse në këtë rast BDI do të jetë në provimin në atë se ka premtuar se do të kërkojë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Sipas tij, një qeveri teknike nuk është e mundshme, ndërkohë që LSDM nuk i pranon zgjedhjet dhe në këtë mënyrë nuk e pranon as legjitimitetin e Parlamentit e të Qeverisë. "Por, as VMRO nuk do ta pranojë një qeveri gjithëpërfshirëse sepse është një 'fituese bindëse'". /Telegrafi/