Një intervistë e zakonshme e Edi Ramës në “France 24”, ka përzierë në mënyrë artificiale në Shqipëri emrin e Erdoganit me atë të rrugës së vendit drejt hapjes së negociatave. Një pjesë po përpiqen ta shesin miqësinë e kryeministrit shqiptar me sulltanin e ri të Ankarasë, si një pengesë për verdiktin që pritet në fund qershorin e këtij viti. Ndërsa, të tjerë po mundohen t’a zhfleftësojnë tërësisht këtë fakt.
Për të kuptuar se ku qëndron e vërteta duhet parë më fillimisht se si u provokua ky debat.
Gazetarja e TV-së publike franceze, e pyeti Ramën në fund të intervistës edhe për marrëdhënien e tij me liderin turk. Ajo që duhet mbajtur shënim këtu ishte se mes të gjitha pyetjeve kritike që iu drejtuan kryeministrit (dorëheqja, krimi, dhuna ndaj mediave etj.), qe renditur edhe ky problem. Pra, në një hamendësim të thjeshtë, mund të thuhet se raporti i tij okult me një udhëheqës që po shihet si delja e zezë nga demokracitë perëndimore, gjendet tashmë në dosjet që shtetet evropiane kanë për Edi Ramën.
Por, nga ana tjetër, gjithçka mund të jetë thjeshtë një përkim, për faktin se lideri turk ka qenë tejet në modë këto ditë në Francë. Revista “Le Point”, një nga të përjavshmet e referencës, me një tirazh prej mbi 300 mijë kopjesh e kishte vënë në kopertinë foton e presidentit turk që po kërkon të rizgjidhet. Mbi ballin e tij me germa të mëdha ishte shkruar titulli: “Le Dictateur”. Por, ky trajtim si diktator dhe sidomos editoriali i revistës ku një nga penat më në zë të Parisit, Franz- Olivier Giesbert, e krahasonte Erdoganin me Adolf Hitlerin, nxitën furinë e militantëve të AKP-së me banim në Francë. Disa kioska të shitjes së gazetave u sulmuan nga përkrahësit e Erdoganit, ndërsa të tjerë gazetashitës u kërcënuan t’i tërhiqnin ato nga shitja. Përpos debatit të madh publik që shkaktoi ky fakt në vendin e të drejtave dhe lirive të njeriut, ai mori dhe trajta politike me ndërhyrjen e presidentit francez Macron, i cili duke theksuar se “liria e shtypit nuk ka çmim”, nuk nguroi edhe njëherë të shigjetojë homologun e vet turk.
Pra, siç shihet, shfaqja e emrit të Erdoganit në intervistën e Edi Ramës mund të ketë qenë edhe për këtë shkak. Dhe, si e tillë, ajo as nuk duhet të zërë më shumë vend sesa ka dhe as nuk duhet mbivlerësuar. Mbi të gjitha ne nuk kemi asnjë shenjë serioze se edhe nëse miqësia e tepruar dhe personale Rama-Erdogan të jetë arkivuar në dosjet problematike të evropianëve, apo të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me hapjen e negociatave.
Në këtë kuptim, shfaqja e portretit të vëllait turk në intervistën e Ramës, në France 24, nuk ka arsye për tu parë në perspektivën e vendimit që do të merret për Shqipërinë.
Por, nga ana tjetër, futja e emrit të Erdoganit në të, në mënyrë të rastësishme apo jo, tregon një tjetër gjë. Ajo flet për gjuhën e dyfishtë që përdor kryeministri ynë: ndryshe kur i flet shqiptarëve që qeveris dhe ndryshe kur i drejtohet zyrtarëve evropianë nga të cilët pret miratimin.
Po të këqyren me kujdes dy pyetjet e fundit të intervistës (shkrimi dhe video poshtë), Rama duket i frustruar; ai do t’i shmanget dhe t’i devijojë përgjigjeve. Ai nuk lë përshtypjen që rreket të japë në Shqipëri kur shfaqet krenarisht në krah të vëllait Tahip, kur mburret që e ka shndërruar atë një aleat strategjik, kur publikon video si pasagjer i veturës së drejtuar prej tij, kur shkon si krushk politik në dasmën e së bijës, apo kur i thotë shqiptarëve se “me Erdoganin do bëjmë të mundura gjëra që më parë dukeshin të pamundura”.
Pra, në asnjë moment, në sytë e evropianëve Rama nuk do të hiqet si i afërt politikisht, vëlla familjarisht, apo mik ekonomikisht me Erdoganin. Ai shkon deri aty sa edhe investimet turke t’i krahasojë me ato ruse, duke e ditur mirë konotacionin që kanë këto të fundit për mentalitetin perëndimor.
Pra, më shumë sesa debati mbi rrezikun ose jo që përbën Erdogani për hapjen e negociatave të Shqipërisë, lajmi i intervistës së Ramës në France 24 është tjetër. Ai është se Rama flet me dy gjuhë të ndryshme, njërën për publikun shqiptar dhe tjetrën për zyrtarët e vendeve të BE-së.
Dhe, pas kësaj, konkluzioni merret me mend lehtësisht. Njësoj si për vëllain e tij turk, ai sillet ndryshe “me ne”, ndryshe “me ata” edhe atëherë kur shprehet për krimin, drogën, opozitën dhe reformën në drejtësi. Pikërisht këtë vërtetoi biseda e tij me gazetaren franceze.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Largoni mykun në mure me këtë produkt shtëpiak

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet