LAJMI I FUNDIT:

Vllatko Gjorçev do të kërkojë mbështetjen e partisë për kryetar shteti

Vllatko Gjorçev do të kërkojë mbështetjen e partisë për kryetar shteti

Deputeti i partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM, Vllatko Gjorçev, në faqen e tij në Facebook ka informuar opinionin se do të kandidojë për president të shtetit nga radhët e OBRM-PDUKM-së.

Partia opozitare maqedonase ditë më parë njoftoi se përmes konkursit do të zgjedh kandidatin për president, me të cilin ata do të garojnë në këto zgjedhje.

Gjorçev thotë se është i gatshëm ta mbrojë Maqedoninë aq sa e do. Gjorçev më tej thekson se do të angazhohet me gjitha forcat e tij për të mirën e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Gjorçev përmend disa arsye pse ai do të kandidojë si president i shtetit. Ai thotë se është fitues në çdo cikël zgjedhor që ka marrë pjesë, është i pastër pa skandale, nuk ka marrë pjesë në parti tjera politike.

Ai thotë se ka vota edhe të shqiptarëve dhe të etnive tjera dhe se çdo herë është i pranishëm tek ata.

Ndryshe, zgjedhjet presidenciale pritet të mbahen më 21 prill, ndërsa partitë tjera akoma nuk kanë bërë publik kandidatët e tyre për president të shtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori