LAJMI I FUNDIT:

Vllasi: Amerikanët dhe evropianët po e ledhatojnë Serbinë, Kosovës po i vendosin masa

Vllasi: Amerikanët dhe evropianët po e ledhatojnë Serbinë, Kosovës po i vendosin masa

Ish-politikani dhe juristi, Azem Vllasi, duke komentuar dialogun Kosovë – Serbi, ka thënë se për t’i funksionuar raportet fqinjësore mes dy vendeve që po dialogojnë mbi dhjetë vjet, amerikanët dhe evropianët duhet t’i bëjnë presion shtetit serb.

Në linjë më këtë, Vllasi, në TV Dukagjini, ka theksuar se gati në mënyrë ironike pala serbe është duke u ledhatuar, kurse Kosova po ndëshkohet me masa sanksionuese.

Vllasi ka shtuar se nuk sheh progres në dialog.


“Dialogu do të vazhdojë. Unë nuk shoh afër kurrfarë marrëveshje finale. Kurrfarë momenti që i vihet pikë. Interes i Serbisë është të mos ketë marrëveshje, sepse atje i kanë dy tri çështje kryesore të qarta: që Kosova është shtet dhe funksion si shtet dhe ky fakt më kurrë nuk do të zhbëhet, Kosova pjesë e Serbisë nuk do të jetë kurrë. E dyta, opinion e kanë, ashtu vetë e formon pushteti, media e qeveria, e brumosin opinion me urrejtje ndaj shqiptarëve, shiko çfarë i bën Sandulloviqit”.

“Serbia mund të ketë përparim në dialog, mund të rregullohen shumë çështje për të funksionuar raportet fqinjësore, vetëm evropianët dhe amerikanët duhet të bëjnë trysni ndaj Serbisë, palën serbe e ledhatojnë – Kosova ndëshkohet me do masa – kinse po punon për normalizimin, a eskalimin e ka shkaktuar Serbia”, ka thënë Vllasi.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë

Politikë
Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Problem që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori