LAJMI I FUNDIT:

Vlerësohet se ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor s’do të ketë efekt në siguri

foto arkiv
Foto: Ilustrim

Projektligji i ri për Rregullat e Trafikut Rrugor mori miratimin përfundimtar të deputetëve të enjten.

Lajmit i është gëzuar ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Nëpërmjet këtij ligji përcaktohen rregullat bazë të sjelljes së pjesëmarrësve dhe subjekteve tjera në trafikun rrugor dhe meqenëse Ligji Aktual ka zbraztësira ligjore si në aspektin e harmonizimit me AQUIS të BE-së, si në ato të Konventave Ndërkombëtare, si Konventa e Gjenevës (1945) dhe Vjenës (1968) për Trafikun Rrugor”.


Gjersa numëron ndryshimet të cilat i konsideron të domosdoshme përmes projektligjit të ri, vihet re se disa masa janë ashpërsuar.

Sa i përket gjobave me të holla, me ligjin aktual, shuma e gjobës që shqipton polici në vendin e shkaktimit të kundërvajtjes, arrin deri në 60 euro, kurse rastet me vlera më të të larta të gjobave procedohen në gjykatë.

Ndërkaq, me ligjin e ri, për të njëjtin veprim gjoba arrin deri në 500 euro për personin fizik dhe 1000 për atë juridik.

Sipas ekspertit të komunikacionit, Nol Dedaj, masat e ashpërsuara nuk do të sjellin siguri në trafik.

“Unë sugjeroj ministrin të shkojë me masa edukative, krijimin e institucioneve përkatëse që do merreshin edhe pas marrjes së patentë shoferit, masa edukative sigurisht se është poligoni i sigurisë pastaj edhe institucionet përkatëse për drejtuesit e automjetit që heqin dy pikë si shkak i alkoolit ose drejtimit të automjetit me shpejtësi mbi dhe të krijohen institucione të tjera ku ata do merren me masa edukative”.

Gjatë vitit 2023, sipas të dhënave të Policisë, janë shkaktuar mbi 21 mijë aksidente, 88 prej të cilave me fatalitet. /RTVDukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori