LAJMI I FUNDIT:

VLEN: Skandalet familjare të pushtetit të kaluar po dalin në pah

VLEN: Skandalet familjare të pushtetit të kaluar po dalin në pah

VLEN nëpërmjet një kumtese për media e përshëndet propozimin e Ministrisë së Financave dhe vendimin e Qeverisë për të hequr dy licencat e para për kazinotë që nuk e kanë respektuar ligjin.

Nga VLEN thonë se kërkesa për interpretim autentik që kanë dorëzuar në Kuvend, si pjesë e Planit të VLEN për t’u marrë me pasojat e dëmshme të lojërave të fatit, do të mundësojë mbylljen e kazinove online dhe do të krijojë parakushte ligjore për përgjegjësinë e të gjithë ish-zyrtarëve që me vendime të papërgjegjshme sollën lojërat e fatit në çdo shtëpi.

“Qeveria e re ka filluar procesin e sigurimit të sundimit të ligjit, sigurisë ligjore dhe barazisë para ligjit, dhe këtë askush më nuk mund ta ndalojë. Kallëzimet penale kundër Drin dhe Besian Ahmeti janë dëshmi se nuk ka më të paprekshëm vetëm sepse janë të afërm të funksionarëve të lartë partiakë”.


“Presim që organet e drejtësisë të veprojnë të çliruara nga ndikimet politike, të vlerësojnë provat në një proces të drejtë dhe transparent, gjë që do të kontribuojë në kthimin e besimit të qytetarëve se drejtësia është e arritshme edhe për qarqet më të larta politike”, thonë nga VLEN.

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Aksident i rëndë në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori