LAJMI I FUNDIT:

VLEN: BDI kapet “mat” duke gënjyer për Kosovën

VLEN: BDI kapet “mat” duke gënjyer për Kosovën

Nga VLEN sot thonë se BDI edhe një herë provoi të mashtronte shqiptarët, por propaganda e tyre u shemb nga faktet.

Nga VLEN theksojnë se akuzat e tyre të pabaza për urimin e pavarësisë së Kosovës u demaskuan nga vetë Presidenca, e cila konfirmoi se urimi është dërguar më 16 shkurt.

BDI: Për herë të parë institucionet e Maqedonisë nuk dërguan urim zyrtarë për pavarësinë e Kosovës
Lexo po ashtu BDI: Për herë të parë institucionet e Maqedonisë nuk dërguan urim zyrtarë për pavarësinë e Kosovës

“Po ashtu, kanë uruar edhe zëvendëskryeministrat nga radhët e VLEN, Izet Mexhiti dhe Arben Fetai, duke treguar edhe një herë përkushtimin institucional ndaj Kosovës.


Ky veprim i BDI-së nuk është as i pari dhe as i fundit në strategjinë e tyre të njohur për të përdorur dezinformata si mjet politik. Partia që për dy dekada ka uzurpuar pushtetin në dëm të qytetarëve shqiptarë dhe të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, tani kërkon të krijojë konflikte të kota dhe të shpërqendrojë opinionin nga dështimet e saj spektakolare në të gjitha fushat.

BDI ka dëshmuar se nuk ka kulturë politike dhe nuk mund të ofrojë një vizion për të ardhmen e vendit. Çdo ditë e më shumë, gënjeshtrat dhe manipulimet e tyre po demaskohen para qytetarëve, duke treguar fytyrën e vërtetë të kësaj partie të konsumuar”, thonë nga VLEN.

Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së
Lexo po ashtu Siljanovska i reagon BDI-së: Urimi për Pavarësinë e Kosovës është dërguar nëpërmjet MPJ-së

Nga atje shtojnë se Koalicioni VLEN mbetet e përkushtuar për një politikë të pastër, transparente dhe të fokusuar në të mirën e qytetarëve./Telegrafi/