LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani sot prezanton Programin qeverisës në një tubim madhështor në Istog

Vjosa Osmani sot prezanton Programin qeverisës në një tubim madhështor në Istog

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, sot vazhdon fushatën zgjedhore me një tubim madhështon në Istog, ku do të prezantojë programin e saj qeverisës, i cili përbëhet nga pesë shtylla.

“Qeveria e LDK-së do të nisë një Program Nacional të Kursimit, nëpërmjet të të cilit do t’i reduktojë të gjitha shpenzimet e luksit publik dhe do t’i evitojë shpërdorimet financiare në skema korruptive. Nëpërmjet këtij programi do t’i kursejmë mbi 100 milionë euro në vit, gjegjësisht 400 milionë euro gjatë mandatit të parë 4-vjeçar”, tha Osmani, para fillimit të tubimit madhështor në Istog.

Në qendër të programit të saj Osmani e ka familjen. “Familja është shtylla e shtetit dhe e shoqërisë, andaj synimi ynë është ta mbështesim zhvillimin e një familjeje të shëndoshë, të edukuar mirë, e cila e përballon jetën lehtë financiarisht. Secilin vit në Kosovë lindin rreth njëzet mijë foshnje. Plani ynë është që nënat dhe foshnja në vitin e parë ta përballojnë jetën më lehtë financiarisht”, tha Vjosa Osmani, thuhet në njoftimin për media.


Në fushën e arsimit nënkryetarja e LDK-së paralajmëron masa konkrete duke filluar nga poshtë lartë, që nënkupton nga arsimi parafillor deri tek arsimi universitar.

“Vizioni i LDK-së është që çdo familjeje e çdo banori t’i mundësohet qasja në kujdesin parashkollor, për të gjitha foshnjat mbi moshën 1-vjeçare. Për këtë, në Qeverinë e ardhshme do të nisë Programi Nacional i Kujdesit Parashkollor, me qëllim të investimit në çerdhe dhe zgjerim të kapaciteteve në shkolla aktuale për transformim eventual të tyre”, shtoi Osmani.

Këto dhe shtyllat e tjera të Programit qeverisës, Vjosa Osmani, do t’i prezantojë pas pak në tubimin në Istog. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Magazina
Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Magazina
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA?

Magazina
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Kalo në kategori