LAJMI I FUNDIT:

Vjosa fiton thellë ndaj 2 Korrikut dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Vjosa fiton thellë ndaj 2 Korrikut dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Vjosa ka fituar me rezultat 4-1 ndaj 2 Korrikut në ndeshjen 1/8-tës së Kupës së Kosovës duke siguruar kualifikimin në çerekfinale të kësaj gare.

Klubi nga Shtimja ka marrë një fitore të madhe në ndeshjen e tyre si vendas, por të zhvilluar në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, të cilët arritën të shënojnë dy gola.


Goli i epërsisë 1-0 erdhi në minutën e 11-të me anë të Drin Ymerit, ndërsa në minutën e 16-të shënoi Ardian Selimi për 2-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, mysafirët filluan më mirë duke shënuar një gol të hershëm, por vendasit shënuan edhe dy gola tjerë për të siguruar fitoren.

Goli i ngushtimit të epërsisë erdhi në minutën e 48-të për 2-1 me anë të Arlind Maqedonci, por Vjosa shënoi me anë të Enis Stubllës në minutën e 64-të për 3-1.

Në minutën e 83-të ishte Fidan Gashi, i cili shënoi edhe goli i epërsisë 4-1 dhe me këtë rezultat u mbyll ndeshja dhe Vjosa iu gëzua kualifikimit në çerekfinale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori