Milani është futur në rrugën e duhur pasi ka arritur fitoren e dytë me radhë në këtë kampionat.

Djelmoshat e Vicenzo Montellas mposhtën Lazion me më lehtësi se që është pritur me rezultat 2-0.


Pas disa rasteve goli i parë erdhi në minutën e 37-të me Carlos Baccan pas një lëshimit në mbrojtje.

Në pjesën e dytë Lazio kërkoi më shumë, por ishte Stefan Radu ai që shkaktoi penallti duke i humbur shpresat skuadrës së tij.

Nga pika e bardhë ishte i saktë M'Baye Niang që mposhti portierin shqiptar Thomas Strakosha, i cili kishe një paraqitje mjaftë të mirë.

Me këtë fitore Milani shkon në kuotën e nëntë pikëve, ndërsa Lazio ka shtatë. /Telegrafi/

https://twitter.com/Pure_Milanista/status/778314182634635264

https://www.dailymotion.com/video/x4tzbow_m-baye-niang-goal-hd-ac-milan-2-0-lazio-20-09-2016_sport

telegrafi sport app