Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, bashkë me Përfaqësuesen e Lartë, Federica Mogherini, dhe Komisionerin Johanes Hahn, do të qëndrojnë për vizitë nesër në Kosovë.

"Presidenti Juncker dhe Delegacioni i BE-së do të takohen me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj, si dhe do të mbajnë një takim me qytetarë, përfaqësues të mediave, aktivistë të shoqërisë civile, ndërmarrës, studentë, profesorë, rininë e partive politike, artistë, sportistë kosovarë, bursistë të programeve të BE-së, dhe shefat e Misioneve të BE-së dhe bashkësisë ndërkombëtare", thuhet në njoftim.


Më poshtë agjenda e plotë e aktiviteteve: E mërkurë, më 28 shkurt 2018 14.20-15.20 Takim i përbashkët me Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj Vendi: Zyra e Presidentit (mundësi për pamje) 15.25-15.45 Adresim për medie nga Presidenti Juncker dhe Presidenti Thaçi Vendi: Korridori në hyrje (përdhese) të Kuvendit 16.00-17.00 Takim me qytetarët Vendi: Amfiteatri i Bibliotekës Kombëtare të Kosovës Transmetim i drejtpërdrejtë do të ofrohet për të gjitha mediat e interesuara në këtë frekuancë satelitore: Eutelsat 16A, 16.0degE, Frequency:10762.25 Mhz, Modulation: DVB-S2, 8PSK, Symbol Rate:30000 Ksym, Polarization: Horizontal /Telegrafi/