Vizita e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Prishtinë ka bërë që Policia e Kosovës të bllokojë njërin krah të rrugës "Agim Ramadani" nga udhëkryqi i Mensës së Studentëve deri të Ministria e Arsimit.

Ndërsa nga Ministria e Arsimit deri te objekti i Qeverisë së Kosovës rruga është e bllokuar në të dy drejtimet. Po ashtu, vizita e kryeministrit shqiptar ka bërë që të ketë më shumë prezencë të zyrtarëve policorë nëpër rrugët e kryeqytetit.


Rama do të pritet me nderime shtetërore nga kryeministri Albin Kurti, ndërsa në agjendë janë paraparë takime edhe liderë opozitarë, por jo edhe me kryekuvendarin Konjufca dhe presidenten Osmani./Telegrafi/

243107848 975809199942820 6666950468230090646 n

243143622 3085182928470352 2002487288698884786 n

243066432 396421678527444 6457178691809357937 n