LAJMI I FUNDIT:

Vizita e liderëve opozitarë në SHBA, mesazh për Kurtin

Vizita e liderëve opozitarë në SHBA, mesazh për Kurtin

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi e ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku tash e disa ditë po qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjatë qëndrimeve atje, dy liderët opozitarë janë duke zhvilluar takime të rëndësishme në DASH, Kongres e Senat. Kjo vizitë e tyre dhe takimet duhet të jenë mesazhe për Kryeministrin Albin Kurti, vlerësojnë njohësit e çështjeve politike.

Nuk janë pjesë e Qeverisë së Kosovës, por dyert për Memli Krasniqin e Lumir Abdixhikun u hapën tash e disa ditë në hapësirën më me ndikim në botë.

Dy liderët opozitarë, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku së bashku më ekipet e tyre, janë duke zhvilluar takime të rëndësishme tash e disa ditë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Senat, Kongres e Pentagon.


Takimet që dy liderët opozitar po i zhvillojnë në Amerikë, janë mesazhe të qarta për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe qeverinë.

Një vlerësim të tillë e ka ish kreu i LVV-së, Visar Ymeri.

“Ato mesazhe që jonë dërguar nga atje,  janë kogja shqetësuese të administratës amerikane më veprimet e  fundit të Qeverisë së Kosovës, veçanërisht për targat. Konsideroj që shkuarja e opozitës atje,  e ka dhe një porosi për Qeverinë e Kosovës,  që duket se e ka një sanksion në raport më vizitat zyrtare në SHBA. Të paktën është e mirë që të mbahet kjo lidhje. SHBA të jetë e informuar e të mbesin parterë  e miq më Kosovën”, ka thënë Visar Ymeri.

Se zyrtarët amerikanë atë që e mendojnë e shprehin edhe publikisht, e thotë edhe Gazmir Raci, njohës i çështjeve politike.

Sipas tij, Qeveria duhet të reflektoj për kërkesën e tyre.

“Është mirë që dhe opozita po e luan rolin e saj të rëndësishëm për një klimë më të favorshëm. Edhe pozita edhe opozita e kanë një çështje të përbashkët  që është zgjidhja  e problemeve më Serbinë. Zyrtarët amerikanë ata që e mendojnë edhe e thonë publikisht, ata po kërkojnë shtyrjen e targave dhe këtë do të duhej të realizonte Qeveria e  Kosovës, më kushtin e  vetëm që të vendosët afati përfundimtare,  kur Serbë do të pajisen me tabelat e Kosovës”, ka theksuar Gazmir Raci.

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi këtë të enjte është takuar me të dërguarin e SHBA-së, për Ballkanin Perëndimore, Gabirel Escobar.

Ndërkohë, një ditë më parë takim me Escbarin ka pasur edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku./RTV Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Xhavit Haliti dëshmoi në procesin gjyqësor në Bruksel kundër Spasiqit, Vukotiqit dhe Drashkoviqit, vrasësit e Enver Hadrit

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Burgim i përjetshëm ndaj tre serbëve për vrasjen e veprimtarit Enver Hadri në Bruksel në vitin 1990

Lajme
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Presidentja Osmani uron Sekretarin amerikan të Shtetit: Kosova mezi pret të punojë me ju

Lajme
Kalo në kategori