LAJMI I FUNDIT:

Vizita e Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe përfaqësues të EYE në disa nga fabrikat prodhuese

Vizita e Klubit të Prodhuesve të Kosovës dhe përfaqësues të EYE në disa nga fabrikat prodhuese

Klubi i Prodhuesve të Kosovës së bashku me përfaqësues nga Enhancing Youth Employment (EYE), vizituan kompaninë ‘Vita’, ‘Birra Peja’ dhe Line Group, për tu njoftuar nga afër për punën e tyre si dhe sfidat me të cilat ballafaqohen këto kompani.

Gjatë kësaj vizite u vërejt se një nga problemet e shumta me të cilat përballen pothuajse të gjithë prodhuesit në Kosovë është edhe mungesa fuqisë punëtore të kualifikuar që përbënë një sfidë mjaft të madhe për prodhuesit e që ndikon drejtpërdrejtë në avancimin e sektorit të prodhimit në vend.

Edhe pse numri të papunëve në Kosovë është mjaftë i madh, sektori i prodhimit ka pasur problem në vazhdimësi për gjetjen e punëtorëve të kualifikuar për nevojat e biznesit. Kjo për shkak të mungesës së investimeve në ngritjen profesionale tek të rinjtë dhe krijimin e programeve të cilat do të ju përshtateshin tregut të punës. Sektori i prodhimit ka mungesë të thellë të punëtorëve të kualifikuar sidomos në teknologjinë e ushqimit dhe mekatronikës.


Klubi i Prodhuesve vazhdimisht ka shprehur shqetësimin për problemet me të cilat ballafaqohet sektori i prodhimit e sidomos me mungesat që kompanitë e ndryshme kanë sa i përket burimeve njerëzore. “ Kosovës i nevojitet investim në politikat e arsimit si nga sektori publik edhe ai privat, në avancimin e programeve të cilat përgatisin të rinjtë për tregun e punës. Është koha e fundit të tregohet seriozitet në krijimin e programeve trajnuese dhe të investohet në krijimin e qendrave trajnuese të cilat janë të qëndrueshme dhe kane efekte afatgjate.”- u shpreh drejtori ekzekutiv i Klubit të prodhuesve gjatë vizitës.

Ndërsa, Tim Sparkman drejtor i programit në EYE, tha që në kuadër të aktiviteteve të tyre punojnë që të ndihmojnë sektorin e prodhimit gjithnjë e më shumë me fuqi punëtore relevante, produktive dhe premtuese, kështu duke i mobilizuar resurset dhe partnerët e tyre për t’i realizuar këto ndryshime. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Kjo është kafeneja më e mirë në botë

Botë
Kalo në kategori