Vizita në Shkup e këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, vjen në një moment vendimtar për rajonin dhe Evropën. Ky është vlerësimi i djeshëm pas takimit të përbashkët të kryeministrit Dimitar Kovaçevski me Chollet. Kryeministri beson se partneriteti ynë i fortë strategjik me SHBA-në ka një rëndësi të madhe në vitin e ardhshëm, i cili është i mbushur me sfida si këtu, ashtu edhe në nivel global. Përkundër faktit se Chollet dhe Kovaçevski kanë biseduar për luftën kundër korrupsionit, në takimin në Qeveri nuk është përmendur “lista e zezë” e SHBA-së për sanksione.
Në takim u theksua mbështetja e madhe nga SHBA-ja në përparimin e mëtutjeshëm të Maqedonisë së Veriut dhe u vlerësua se miqësia tradicionale, e sinqertë dhe shumëvjeçare me SHBA-në ka rëndësi të madhe në zhvillimin e demokracisë, reformës dhe proceseve integruese në vend.
Gjithashtu u konstatua se partneriteti strategjik i Maqedonisë së Veriut me SHBA-në është një mbështetje e fortë për të gjitha proceset e rëndësishme për të ardhmen demokratike të vendit dhe për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.
Në takim, Kovaçevski dhe Chollet diskutuan për progresin që është bërë në vitet e kaluara në luftën kundër korrupsionit dhe sfidat e shtetit për arritjen e qëllimit të sundimit suprem të ligjit në nivel të BE-së si aspirant për anëtarësim në Union në vitin 2030.
Me këshilltarin Chollet biseduan edhe për rrugën evropiane të shtetit, për rëndësinë e madhe të stabilitetit politik në vend dhe të zbatimit të të gjitha reformave, sjelljen e vendimeve të cilat do të thonë integrim i shtetit në BE dhe për ndryshimet kushtetuese.
Mes temave kyçe për të cilat biseduan me këshilltarin e DASH-it është edhe përballja me krizën ekonomike dhe energjetike gjatë sjelljes së të gjitha masave, megjithatë edhe gjatë sigurimit të tërë asaj që nevojitet për furnizim të papengueshëm me energji elektrike me qëllime të subvencionuara, për çka thotë, kemi ndihmë të madhe nga SHBA-ja dhe konkretisht nga Chollet.
Lista për sanksione apo e ashtuquajtura “lista e zezë” nuk ishte temë e takimit. Ai në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në kompaninë “Pekabesko”, sqaroi është aktivitet të cilin e zbaton SHBA-ja në suaza të Strategjisë së saj për luftë kundër korrupsionit të shpallur nga ana e presidentit amerikan, ku saktë janë cekur aktivitetet të cilat ndërmerren lidhur me sundimin e së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit në SHBA ashtu edhe në shtete të cilat janë partnere të saj, siç është edhe Maqedonia e Veriut.
Pas takimit u ra dakord për një takim të ri në pjesën e dialogut strategjik që Republika e Maqedonisë së Veriut ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili është paraparë të zhvillohet në gjysmën e parë të këtij viti 2023.
Këshilltari i Departamentit të Shtetit Shole u prit dje në Qeveri dhe zhvilloi takim me kryeministrin Kovaçevski i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja e ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska dhe ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në profilin e tij në Facebook në lidhje me takimin e djeshëm në Qeveri me Shole ka shkruar se projektet dhe aktivitetet në kuadër të Dialogut Strategjik janë bazë solide për forcimin dhe avancimin e mëtejmë të partneritetit strategjik të lidhjeve dypalëshe.
Këshilltari i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Antony Blinken, nga Shkupi shkon për Prishtinë në takime me përfaqësues qeveritarë, liderë politikë dhe përfaqësues nga shoqëria civile. Në fokus të bisedimeve do të jenë përpjekjet e SHBA-së që të ndihmojë në avancimin e integrimit kosovar dhe euroatlantik, duke përfshirë edhe përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja që të arrihet marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të fokusuara në njohjen e ndërsjellë.
Chollet sot do të vazhdojë në Beograd, ku me udhëheqësinë e Qeverisë serbe do të bisedojë për sigurinë energjetike, integrimin ekonomik rajonal dhe progresin drejt qëllimit të Serbisë për qasje në BE. Ai, gjithashtu, do të bisedojë për rolin e Serbisë në përforcimin e paqes rajonale dhe sigurisë dhe angazhimit të saj të vazhdueshëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën.
Qëllimi i vizitës së Chollet në Ballkanin Perëndimor, siç ishte paralajmëruar më parë nga Departamenti i Shtetit, është të theksojë përkushtimin e përhershëm të SHBA-së për paqen, stabilitetin dhe prosperitetin në Ballkanin Perëndimor.
Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Aggeler të hënën tha se SHBA-ja ka plan që t’i riafimojë prioritetet e përbashkëta siç është lufta kundër korrupsionit dhe se kjo do të mbetet prioritet për Uashingtonin dhe do të ngritë disa çështje gjatë vizitës së këshilltarit të Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.
Aggeler theksoi se ky do të jetë vit shumë intensiv, ndërsa siç tha, këshilltari Chollet me vizitën e tij do t’i konfirmojë angazhimet dhe mbështetjen e SHBA-së për Maqedoninë e Veriut.
Chollet duhej të udhëtonte në Shkup muajin e kaluar, por vizita e tij ishte shtyrë për shkak të testit pozitiv në Kovid.
“Më vjen keq që duhet të shtyj udhëtimin tim në Ballkan dhe në Bruksel për shkak të testit pozitiv për Kovid. Unë do të mbetem i angazhuar në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me rajonin e Ballkanit dhe mezi pres ta bëj udhëtimin në fillim të vitit të ardhshëm”, shkroi atëherë diplomati i lartë amerikan në profilin e tij zyrtar në Twiter.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Gjykimi për shpëlarje parash, eksperti thotë se paratë cash për 7 vjet u deponuan në llogarinë e të akuzuarës nga babai i saj

Në Prishtinë gjendet një person i vdekur - ishte i shtrirë në rrugë

Jashari: Kurti nuk është i interesuar të formojë qeverinë, vonesat e KQZ-së nuk janë të rastësishme

Dialogu Kosovë-Serbi, Sarrazin: Është koha për të gjetur zgjidhje konkrete

Prokuroria urdhëron rinumërimin e votave në Vushtrri, Rrezarta Krasniqi e LDK-së akuzon bashkëpartiakun Xhafer Tahiri për manipulim të votave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi