LAJMI I FUNDIT:

Vivaldi është shfletuesi më i ri në internet (Video)

Vivaldi është shfletuesi më i ri në internet (Video)

Pas kalimit të fazës testuese në nëntor 2015 dhe shfaqjes së versionit publik më vonë gjatë vitit, themeluesi i shfletuesit Vivaldi dhe bashkë-themeluesi i Opera Software, Jon von Tetzchner sot e kanë prezantuar zyrtarisht shfletuesin Vivaldi, versionin 1.0.

Pas braktisjes së Opera para disa vitesh, Tetzchner ka qenë i zënë duke e krijuar shfletuein e tij për ueb, përkatësisht produktin Vivaldi që tashmë është në dispozicion për tu shkarkuar në Windows, Linux dhe Mac.

Në videon mëposhtë, Vivalid sqaron më shumë rreth funksioneve dhe tipareve që i njëjti i ofron.