LAJMI I FUNDIT:

Vitin e kaluar janë nënshkruar mbi 10 mijë kontrata të prokurimit

Vitin e kaluar janë nënshkruar mbi 10 mijë kontrata të prokurimit

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e saj vjetor ka raportuar se gjatë vitit 2017 subjektet publike kanë nënshkruar 10.214 kontrata prokurimi me vlerë rreth 460 milionë euro. Për parregullsi gjatë proceseve të prokurimit gjatë vitit që lamë pas në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) janë bërë 553 ankesa.

Po ashtu gjatë monitorimit të 9.959 dokumenteve të prokurimit Komisioni Rregullativ i Prokurimit kishte gjetur gjithsej 161 gabime, të cilat kishte kërkuar që të korrigjohen para se ato të publikohen.

Hiç më pak se 10.214 kontrata të prokurimit janë nënshkruar gjatë vitit 2017 nga institucionet qendrore, lokale dhe ato të pavarura, të cilat financohen nga buxheti i shtetit.


Në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) thuhet se vlera e kontratave të nënshkruara gjatë vitit që lamë pas ka qenë 460 milionë euro. Aty më tutje në raport thuhet se sistemi i prokurimit publik gjatë vitit 2017 ka shënuar një progres të lehtë, shkruan Gazeta “Zëri”.

Sipas ZKA-së, progresi më i theksuar në këtë fushë është përdorimi i platformës së prokurimit elektronik, i cili gjatë këtij viti ka gjetur përdorim pothuajse në të gjitha autoritetet kontraktuese. /Telegrafi/