Vitia vazhdon investimet në infrastrukturë - kryetari Haliti: Trotuari në lagjen Zuka rrit sigurinë për banorët
Komuna e Vitisë njofton se po vazhdojnë punimet në trotuarin e lagjës Zuka në fshatin Pozharan.
Kryetari i komunës, Sokol Haliti ka dalur në vendin e ngjarjes për të inspektuar ndërtimin e trotuarit.
Haliti thekson se banorët kanë mirëpritur këto punimet, sepse sipas tyre, do të mundësoj qarkullimim më të lirë dhe të sigurtë të tyre.
“Komuna e Vitisë vazhdon të punojë me përkushtim për zhvillimin e qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës në të gjitha lokalitetet e kësaj komune”, tha Haliti.
Ndryshe, i pranishëm ishte edhe koordinatori i këtij lokaliteti, Ilir Zuka, i cili theksoi bashkëpunimin e mirë midis komunës dhe komunitetit lokal. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























