LAJMI I FUNDIT:

​Vitia: Kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin, por xhamitë nuk bën të hapen

​Vitia: Kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin, por xhamitë nuk bën të hapen
Foto: Arkiv

Mos hapja e xhamive ka ngjallur reagime të ndryshme në Kosovë. Bashkësia Islame e Kosovës në një konferencë për media ditën e djeshme bëri me dije se në bazë të rekomandimeve shëndetësore ende nuk janë plotësuar kushtet për hapjen e xhamive.

E këtë e ka konfirmuar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili ka kërkuar mirëkuptimin e besimtarëve.

Ai ka thënë se grumbullimi i njerëzve në çfarëdo rrethane përbën rrezik për shëndetin e qytetarëve, duke bërë të qartë se xhamitë do të jenë të mbyllura edhe gjatë festës së Fitër Bajramit.


Ndërsa ka kërkuar edhe njëherë nga të gjithë qytetarët të respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat e vendosura nga MSh-ja.

“Ne si MSH po e përsërisë jo vetëm për këtë, por çdo veprim, çdo grumbullim i çfarëdo natyre, i çfarëdo lloji i cili e rrezikon shëndetin publik të qytetarëve është një rrezik të cilin nuk duhet ta lejojmë dhe është një rrezik të cilin duhet të përmbahemi. E di se jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit edhe e di që është muaji i sakrificës ku vet muaji i tillë e simbolizon sakrificën, mirëpo ra në këtë moment pandemia dhe kërkoj nga besimtarët mirëkuptimin që të përmbahen dhe në kuadër të kësaj sakrifice për të mirën edhe të qytetarëve të tjerë edhe të shëndetit publik t’i respektojnë rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat që i ka vendosur MSH dhe qeveria”, tha ai.

Vitia ka thënë se janë shumë afër mposhtjes së kësaj pandemie, andaj ka kërkuar edhe pak sakrificë, duke bërë të ditur se xhamitë do të hapen vetëm kur të përfundon COVID-19.

“Pas çdo sakrifice ashtu siç thonë vjen drita dhe unë besoj që duke iu përmbajtur këtyre masave kjo sakrificë do të shpërblehet shumë shpejt me mundjen e kësaj pandemie dhe pastaj do të kenë mundësi që të hapen edhe objektet fetare duke përfshirë edhe xhamitë”, tha ai për kp.

Kujtojmë se Festa e Fitër Bajramit është të dielën më 24 maj dhe do të ndodhë për herë të parë që në xhamitë e Kosovës të mos falet namazi i Bajramit.

Në trend Lajme

Më shumë
Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Lajme
Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Lajme
Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Lajme
Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Lajme
Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Pacolli për Hotel Grand: 6.7 milionë eurot janë të miat, jo të shtetit – u grabitën sepse refuzova të paguaj ryshfet

Lajme
Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Plazh edhe në pranverë në Vlorë, qytetarë të shumtë shijojnë bregdetin

Lajme
Kalo në kategori