Ministria e Shëndetësisë dhe ajo e Drejtësisë sot shprehën përkushtimin për të përmirësuar kushtet dhe mundësitë për personat e privuar nga liria që të trajtohen me respekt dhe dinjitet.
Këtë angazhim si ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, si ajo e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i shprehën në tryezën e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, me ç’rast u dhanë edhe rekomandimet që kanë dalur nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria”.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia shprehu përkushtimin për kujdes të vazhdueshëm për personat që janë të privuar nga liria.
Ai tha se me qëllim të përmirësimit të trajtimit të këtyre personave kanë ndërmarrë edhe politika konkrete.
“MSh është e përkushtuar që në vazhdimësi të përkujdesen për personat me nevoja shëndetësore në vend, veçmas për ata të privuar nga liria qoftë në institucionet e kujdesit shëndetësor, ku këta persona mbahen pa vullnetin e tyre qoftë në institucionet speciale apo edhe në burgje. Politikat e MSh lidhur me përmirësimin e trajtimit për personat e privuar nga liria janë dëshmuar edhe me vendime strategjike të ndërmarra deri më tani, siç janë bartja e shërbimeve shëndetësore të burgjeve nga MD në MSh bazuar në rekomandimet e OBSH-së dhe Këshillit të Evropës me qëllim të trajtimit të të burgosurve në mënyrë ekuivalente me qytetarët tjerë. Themelimi i Institutit të Psikiatrisë Ligjore si një institucion i veçantë dhe unik në regjion, në të cilin mbahen personat që kanë rënë ndesh me ligjin dhe kanë çrregullime mendore. Sa i përket institucionit special në Shtime, qeveria ka marrë vendim që këtë institucion ta transferoj në kuadër të MSh-së me qëllim të ofrimit të kujdesit sa më profesional”, tha ai.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu deklaroi se trajtimi i personave të privuar nga liria në Kosovë është sipas standardeve ndërkombëtare.
Haxhiu theksoi se nuk do të ndalen në adresimin e të gjitha sfidave.
Ajo po ashtu u shpreh se janë angazhuar në krijimin e kushteve ligjore që këta persona të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre me qëllim që të trajtohen me dinjitet dhe respekt.
“Kosova qëndron shumë mirë krahasuar me vendet në Ballkan, megjithatë ne nuk duhet të vetëkënaqemi, por do të vazhdojmë përpjekjet për adresimin e çdo sfide mes nesh. Kemi punuar dhe po vazhdojmë në krijimin e kushteve ligjore që personat e privuar nga liria të trajtohen me respekt, por edhe me dinjitet si dhe të kenë qasje të plotë në të drejtat e tyre të garantuara me ligj, por edhe me konventat tjera ndërkombëtare. Veç kësaj ne kemi ndërmarrë edhe hapa konkret në krijimin e kushteve më të mira infrastrukturore për këtë qëllim tash rreth dy muaj… ka themeluar institucionin shëndetësor për trajtimin e personave me nevoja të veçanta që mbulon shërbimet shëndetësore për nevoja të veçanta përbrenda burgut të Dubravës “, u shpreh ajo.
Rekomandimet e dala nga projekti “Përmirësimi i trajtimit të personave të privuar nga liria” thonë se qasjet aktuale të rehabilitimit për kujdesin forenzik të shëndetit mendor lënë shumë hapësirë për përmirësim. Ky raport thotë se trajtimet psiko-sociale duhet të zhvillohen më tej si elemente kyçe për shërimin, reduktimin e rrezikut dhe rehabilitimin e pacientëve psikiatrike forenzike. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Raporti 24-orësh i policisë: Arrestime dhe incidente në rajonin e Prishtinës

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Moti në Kosovë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë