LAJMI I FUNDIT:

Vitia diskuton me homologen nga Shqipëria për thellim të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Vitia diskuton me homologen nga Shqipëria për thellim të bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bashkë me sekretarin e përgjithshëm, Naim Bardiqi, realizoi takim përmes platformës digjitale “Zoom” me ministren e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu dhe ekipin e saj, më të cilën bashkëbiseduan lidhur me thellimin e bashkëpunimit përmes marrëveshjeve të reja midis dy shteteve.

“Gjatë këtij takimi u diskutua për themelimin e grupit punues të përbashkët, i cili do të analizojë zbatimin e marrëveshjes që është nënshkruar në të kaluarën, si dhe do të shqyrtojë të gjitha propozimet që kanë për qëllim shtrirjen e bashkëpunimit në fusha që janë në interes të qytetarëve, por edhe të shkëmbimit të përvojave ndër-institucionale.

Në takim u diskutua që lista finale e propozimeve për marrëveshjet që do të nënshkruhen në mbledhjen e ardhshme të përbashkët, të dakordohet dhe të hartohen nga grupi i përbashkët punues”, thuhet në njoftim.


Në njoftim bëhet e ditur se marrëveshjet në të ardhmen, ndër të tjera, do të kenë për bazë trajnimet dhe shkëmbimin e përvojave, shërbimet shëndetësore për qytetarët e të dy shteteve, bashkëpunimin ndërinstitucional midis Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK-së) dhe Qendrës Spitalore Universitare “Nëna Tereza” në Tiranë, etj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori