Nga: Cesare Pavese
Përktheu: Renato Kalemi
Prej atij që kam qenë atëherë nuk ka mbetur më asgjë: ende jo burrë, isha një fëmijë. E dija prej kohësh, por gjithçka ndodhi në fund të dimrit, një mbrëmje e një mëngjes. Ishim bashkë, thuajse të fshehur, në një dhomë që shihte për nga shëtitorja. Atë natë Silvia më tha se duhej të largohesha, ose do të largohej ajo – nuk kishim ç’të bënim më bashkë. Iu përgjërova që ta provonim sërish; isha shtrirë përkrah saj dhe e përqafoja. Ajo më tha: – E për çfarë? – Flisnim me zë të ulët, në errësirë. Pastaj,
Silvian e kapiti gjumi, ndërsa unë e mbajta njërin gju ngjitur me të sajin, deri në mëngjes.
Mëngjesi u shfaq siç qe shfaqur gjithmonë, dhe bënte shumë ftohtë; Silvias i kishin rënë balluket përmbi sy dhe nuk lëvizte. Unë shihja kohën teksa kalonte në gjysmëhije, e dija se kalonte dhe vraponte, dhe se jashtë kishte rënë mjegulla. E gjithë koha që kisha kaluar me Silvian në atë dhomë, ishte si një ditë-natë e vetme, e cila po mbaronte tani në mëngjes. Atëherë e kuptova se nuk do të dilnim kurrë së bashku në mjegullën e freskët. Do të bëja mirë të vishesha e të ikja pa e zgjuar. Por, tani kisha në mendje ta pyesja edhe për diçka tjetër. Prita, duke u përpjekur të merrja një sy gjumë.
Kur u zgjua, Silvia më dhuroi një buzëqeshje. Filluam të flisnim. Ajo tha: – Është bukur të jesh i sinqertë si ne. – Oh Silvia, – i pëshpërita – çfarë do të bëj kur të dal që këtej? Ku të shkoj? – Për këtë doja ta pyesja. Ajo qeshi sërish, lumturisht, pa e lëvizur kokën nga jastëku. – Budalla, – më tha – do të shkosh ku të duash ti. A nuk është bukur të jesh i lirë? Do të njohësh shumë vajza, do të bësh ç’të duash. Diçka, për të cilën të kam zili. Tani mëngjesi mbushte dhomën dhe veçse shtrati kishte ruajtur pak ngrohtësi. Silvia priste e duruar. – Ti je si një prostitutë, – i thashë, – dhe gjithmonë ke qenë e tillë. Silvia nuk i hapi sytë. – Ndihesh më mirë tani që e the? – më tha.
Atëherë u mbështeta sikur ajo të mos ishte aty, vështroja tavanin dhe qaja në heshtje. Lotët më mbushnin sytë dhe më rridhnin poshtë faqeve.
Nuk ia vlente që ajo ta dinte këtë. Ka kaluar shumë kohë dhe tani e di se ato lot të heshtur qenë e vetmja burrëri që tregova me Silvian; e di se qaja jo për të, por sepse kisha parashikuar fatin tim. Prej atij që isha atëherë nuk ka mbetur më asgjë. Mbeti vetëm se e kisha kuptuar kush do të isha në të ardhmen.
Pastaj, Silvia më tha: – Tani mjaft! Duhet të ngrihem. U ngritëm bashkë, të dy. Nuk e pashë teksa vishej. U ngrita shpejt në këmbë, në dritare, shihja lulet që çelnin. Pas mjegullës fshihej dielli, ai diell që kishte përshkuar kaq herë dhomën. Edhe Silvia u vesh shpejt dhe më pyeti nëse do t’i merrja me vete gjërat e mia. I thashë se më parë doja të bëja një kafe dhe ndeza furnelën. Silvia, e ulur në cepin e shtratit, nisi t ’i ngjyroste thonjtë. Më parë i kishte bërë gjithmonë në tavolinë. Dukej e menduar dhe flokët i binin vazhdimisht mbi sy. Atëherë bënte një lëvizje me kokë dhe çlirohej prej tyre. Unë u vërdallosa nëpër dhomë t ’i mblidhja gjërat e mia. Bëra një grumbull mbi karrige, kur për një çast Silvia u ngrit dhe vrapoi ta hiqte kafenë që po derdhej.
Pastaj nxora valixhen dhe futa teshat. Ndërkaq, brenda përpiqesha t’i mblidhja të gjitha kujtimet e këqija që kisha me Silvian – kotësitë, gjendjet e mërzitshme, fjalët acaruese, rrudhat. Këto po merrja nga dhoma e saj.
Ajo çfarë lija ishte një mjegull. Kur mbarova, kafeja ishte gati. E pimë në këmbë, pranë furnelës. Silvia diç tha, se do të shkonte tek një tip për të folur për një punë. Pas pak, lashë filxhanin dhe u largova me valixhen. Jashtë mjegulla dhe dielli t’i qorronin sytë. /Revista “Akademia”/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLetra e Fishtës për Mussolinin, pasi u zgjodh në Akademinë e Italisë
Ateistë, ju as që e kuptoni çfarë është “besimi”!
Nëntëdhjetë mijë shkrepjet e mia të Diellit: Andrew McCarthy dhe fotografia më e mirë e tij
LUMTURIA ËSHTË DASHURI
Jeta në komunizmin shqiptar
Branisllav Nushiqi, për Kosovën (1912): Toka e ilirëve - arbanasëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?