Vitamina Q është një molekulë organike shumë e rëndësishme për shëndetin dhe mirëqenien
Me fuqi të lartë antioksiduese, ndihmon në ngadalësimin e plakjes së qelizave dhe lufton lodhjen, duke dhënë doza energjie.
Vitamina Q është emri i dytë me të cilin identifikohet koenzima Q, e quajtur edhe ubiquinone (nga latinishtja ubi, kudo) sepse është një substancë e prodhuar në të gjitha qelizat e trupit.
Është një molekulë organike që ka një strukturë shumë të ngjashme me atë të vitaminës K dhe vitaminës E.
Ajo klasifikohet si një vitaminë e tretshme në yndyrë dhe mund të ruhet nga trupi për t’u përdorur kur është e nevojshme, prandaj nuk duhet të merret vazhdimisht, shkruan Marie Claire.
Për çfarë përdoret vitamina Q?
Vitamina Q ka fuqi të lartë antioksiduese dhe ndihmon në transferimin e energjisë nga qelizat.
Është e pranishme në sasi të mëdha në qelizat e organeve të rëndësishme të trupit të njeriut si zemra, mëlçia, pankreasi dhe veshkat.
Kjo koenzimë gjithashtu e bën lëkurën shumë më elastike, lufton rrudhat dhe strijat, ndërkohë që i siguron trupit forcën e nevojshme për të eliminuar të gjitha llojet e lodhjes.
Veprimi i saj kundër plakjes vjen nga fakti se kjo molekulë shmang humbjen e elastinës dhe kolagjenit, duke ngadalësuar kështu formimin e rrudhave dhe duke nxitur ruajtjen e freskise së lëkurës. Për këtë arsye, koenzima Q është shpesh e pranishme në kremrat kundër rrudhave.
Ajo gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në sistemin imunitar, duke e forcuar atë dhe duke luftuar infeksionet dhe radikalet e lira.
Rregullon insulinën sepse ul nivelin e sheqerit në gjak (prandaj është veçanërisht e përshtatshme për diabetikët) dhe gjithashtu arrin të reduktojë nivelet e LDL (kolesteroli i tepërt).
Cilat ushqime e përmbajnë atë?
Vitamina Q gjendet kryesisht në mishin e pulës, viçit dhe derrit, me përqendrimin më të lartë në mëlçi.
Përqendrimet e larta të koenzimës Q gjenden gjithashtu në ushqimet e detit, si dhe në disa lloje peshqish, veçanërisht ton, salmoni, sardelet dhe skumbri.
Kjo molekulë prodhohet edhe nga vetë trupi, por me kalimin e kohës, ajo fillon të çlirohet gjithnjë e më pak.
Cilat janë nevojat ditore për vitaminë Q
Nevojat ditore për vitaminë Q variojnë nga 100 në 200 mg.
Nuk është e qartë se ata që ndjekin një dietë të pasur me ushqime të pasura me koenzimë Q do të jenë në gjendje të mbajnë nivele të larta ubiquinone. Me kalimin e moshës, për shembull, mëlçia është gjithnjë e më pak e aftë të konvertojë ubikinonet nga ushqimet dhe t’i asimilojë ato, ndaj rekomandohet marrja e suplementeve të vitaminës Q (sidomos pas moshës 50 vjeç).
Megjithatë, dozat nuk duhet të tejkalohen: për të rriturit rekomandohet marrja e maksimumit prej 50 deri në 200 mg vitaminë Q në ditë, citon Anabel.
Duke qenë se është një molekulë e tretshme në yndyrë, preferohet të merret me një vakt të pasur me yndyrë për të lejuar trupin ta përthithë më mirë. Disa suplemente kombinojnë ubiquinone me vaj ulliri për ta bërë atë më të tretshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler