LAJMI I FUNDIT:

Vit për tu mbajtur mend për Përparim Islamin, mbrojtësi që fitoi gjithçka në futbollin kosovar

Vit për tu mbajtur mend për Përparim Islamin, mbrojtësi që fitoi gjithçka në futbollin kosovar

Përparim Islami ka pasur një vit të jashtëzakonshëm me fanellën e Feronikelit këtë vit në elitën e futbollit kosovar.

Anësori është zgjedhur si mbrojtësi më i mirë i vitit nga redaksia e Sportit në portalin më të madh në vend Telegrafi.com.


Mbrojtësi llapjan i njohur ndryshe si ‘Rruki’ ka qenë motori i Feronikelit duke ndihmuar skuadrën shumë me daljet e tij nga e djathta dhe me asistimet për bashkëlojtarët, drejt fitimit të titullit dhe Kupës në Superligën e Kosovës.

Islami ka vazhduar formën e mirë edhe në këtë gjysmë-sezon duke qenë i pakontestueshëm në pozitën e tij dhe i pranishëm në të gjitha ndeshjet.

Në një intervistë për Telegrafin, Islami flet për trofetë e fituar, Përfaqësuesen e Kosovës si dhe të ardhmen e tij që shpreson të luaj në ndonjë kampionat evropian.

“I nderuar qe jam zgjedhur mbrojtësi i vitit nga redaksia e sportit në portalin me te madh në vend Telegrafi.com. Ky çmim do të thotë shumë për mua pasi jam vlerësuar nga gazetarët e sportit dhe me jep motiv shtesë për të punuar edhe më shumë. Faleminderit Telegrafit dhe të gjithëve për përkrahjen e madhe”, tha Islami.

Tutje Islami foli edhe për vitin 2019, vit ku fitoi gjithë trofetë në futbollin kosovar dhe luajti në arenën ndërkombëtare me klubin e tij Feronikeli.

“Ka qenë një vit për tu mbajtur mend, pasi kemi arritur ta fitojmë titullin e kampionit, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën. Për mua personalisht ka qenë një vit shumë i mirë, por meritat për trofetë i kanë gjithë në klub nga presidenti, stafi e bashkëlojtarët”, vazhdoi tutje mbrojtësi i djathtë.

Edhe pse ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, Islami nuk ka marrë ftesë nga Kosova për ndeshjen miqësore ndaj Suedisë.

“Të them të drejtën kam pritur një ftesë, pasi jam duke kaluar nëpër një formë shumë të mirë dhe kam zhvilluar ndeshje të mira, por unë e respektoj vendimin e përzgjedhësit. Kjo më bënë që unë të punoj edhe më shumë që një dit ta bëjë ëndrrën realitet për të luajtur me Kombëtaren e Kosovës”, tha Islami.

Krejt në fund ai deklaroi se dëshira e tij është që një dit të luaj në ndonjë kampionat evropian.

“Kam luajtur në garat evropiane me Trepçën ’89 ndërsa këtë vit edhe me Feronikelin dhe është një ndjenjë shumë e mirë”.

“Qëllimi im është që një dit të luaj në ndonjë kampionat evropian, por momentalisht jam një futbollist i Feronikeli deri në qershor të vitit 2020 dhe të shohim pastaj se çfarë do të ndodh”, përfundoi Islami. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Shpërthen debati në rrjetet sociale: A u dëmtua Real Madridi nga gjyqtari Marciniak?

Liga e Kampionëve
Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Deklarata e Van Dijk pas eliminimit nga PSG ka nervozuar jashtë mase tifozët e Liverpoolit

Liga e Kampionëve
Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

Yamal pranon se po agjëron, tregon edhe çfarë konsumon për syfyr

La Liga
Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Vetëm 27 sekonda nga starti dhe Atletico ndëshkon Real Madridin

Liga e Kampionëve
Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Florian Wirtz ka refuzuar transferimin te Real Madrid shkaku i motrës së tij

Bundesliga
Kalo në kategori