LAJMI I FUNDIT:

Viruset, armiku më i madh i luleve të dhomës

Viruset, armiku më i madh i luleve të dhomës

Armiku më i madh i luleve të dhomës janë viruset, kundër të cilave ndonjëherë është e pamundshme të luftohet.

Nganjëherë është e nevojshme të zhduket tërë lulja, në mënyrë që të zgjidhet problemi me viruset. Lufta më e mirë kundër viruseve është preventiva. Meqenëse viruset nuk mund të vërehen me sy dhe se lehtë dhe shpejtë shumëzohen, lulen e re duhet kultivuar ekskluzivisht nga pipi i lules plotësisht të shëndoshë.

Dëmtuesit e luleve, të cilët mund të jenë bartës të viruseve, duhet me kohë të eliminohen. Lulja e cila nuk rritet normalisht dhe ka fletë të zverdhura, me siguri është e infektuar dhe duhet eliminuar. Pas takimit me lulen e sëmurë gërshërët dhe briskun me të cilat keni prerë fletët apo e keni shkurtuar lulen duhet pastruar me sapun, në mënyrë që virusi të mos bartet tek lulet e shëndosha.

Në rast që lulja ujitet me sistem të lidhur të ujitjes, bimën e sulmuar duhet larguar, sepse virusi baret edhe nëpërmjet ujit.


Me rastin e mbjelljes së luleve të reja, duhet kujdesur që ato të jenë plotësisht të shëndosha./Telegrafi/