Le të flasim për përputhshmërinë e Virgjëreshës dhe Luanit
Luani njihet për personalitetin e gjallë që tërheq vëmendjen, ndërsa Virgjëresha është një tip më i tërhequr, që s’e ka shumë qejf që të gjithë sytë të jenë te kjo shenjë. Megjithatë, kur e ndajnë mendjen që të përkushtohen, të dyja këto shenja janë këmbëngulëse dhe si të thuash, të lindura për njëra-tjetrën.
Luani është një shenjë që ka super aftësi në udhëheqje, ndërsa Virgjëresha renditet në anën e kësaj shenje, sepse vlerëson idetë kreative dhe të guximshme që një Luan ka. Virgjëresha ka gjithnjë një plan, çka e ndihmon Luanin të ulet me këmbë në tokë, si dhe të ndjekë hapa të sigurt për të realizuar ëndrra të mëdha.
Virgjëresha udhëhiqet nga Mërkuri, planeti i komunikimit dhe që të jemi të sinqertë, Luani, i cili udhëhiqet nga Luani, vdeeees të flasë, sidomos për veten. Për sa kohë që Virgjëresha e mban lidhjen interesante dhe të balancuar, Luani e kupton që mjafton të kesh vëmendjen e një personi të caktuar.
Personalitetet e tyre
Këto dy shenja nuk mund të jenë më të ndryshme! Luani është shenja më shoqërore e horoskopit, ndërsa Virgjëresha, goxha introverte. Luani e do shumë vëmendjen dhe është impulsive. Virgjëresha do shumë të organizojë dhe të këtë një plan për gjithçka. Virgjëresha e ndihmon Luanin të shohë me vëmendje detajet. Të dyja shenjat janë të dedikuara, të kujdesshme dhe shumë besnike.
Përputhshmëria në marrëdhënie
Kur një Luan dhe një Virgjëreshë nisin marrëdhënien e tyre, të dy mund të jenë fillimisht paksa të pasigurt, por për arsye të ndryshme. Luani nuk ngopet me komplimente dhe i kërkon gjithë kohës, ndërsa Virgjëresha jep pafund kritika, të cilat mund ta rëndojnë pak zemrën e Luanit. Që të flasim troç, është disi e lodhshme të merresh me një njeri që kërkon gjithë kohës që ti t’i thuash se sa i/e bukur dhe i/e zgjuar është.
Komunikimi
Virgjëresha dhe Luani, kur e kanë qejf njëri-tjetrin, nuk dinë të ndalen dhe veç flasin. Virgjëresha e dëgjon me vëmendje Luanin, i cili kalon nga tema në temë dhe për më tepër, të dyja shenjat i kushtojnë rëndësi detajeve dhe mbajnë mend çdo fjalë.
Përputhshmëria në seks
Seksi mes një Luani dhe një Virgjëreshe mund të jetë i paharrueshëm! Virgjëresha do pafundësisht që ta kënaqë Luanin dhe është një shenjë mendjehapur dhe eksperimentuese, ndërsa Luani, me egon në qiell, do thjesht të jetë një person i pazëvendësueshëm. Të dyja shenjat komunikojnë hapur dhe qartë për dëshirat e tyre seksuale dhe sigurisht që mundohen t’i bëjnë qejfin partnerit/es. /Telegrafi/