LAJMI I FUNDIT:

Villarreali konfirmon uljen e pagave prej 20 për qind nëse anulohet sezoni në La Liga

Villarreali konfirmon uljen e pagave prej 20 për qind nëse anulohet sezoni në La Liga

Skuadra e La Ligës, Villarreali, ka konfirmuar që skuadra e tyre e parë do të marrë një ulje të pagave prej 20 për qind, nëse sezoni 2019-20 anulohet.

Klubi spanjoll ka qenë në negociata me lojtarët e ekipit të parë ditëve të fundit për të krijuar një plan financiar nëse sezoni do të anulohet shkaku i coronavirusit.

Sipas gazetës spanjolle Marca, tani është arritur një marrëveshje midis të dy palëve.


Lojtarët e Real Madridi bien dakord që të ulin pagat, klubi i falënderon
Lexo po ashtu Lojtarët e Real Madridi bien dakord që të ulin pagat, klubi i falënderon

Klubi ka konfirmuar se nuk do të bëjë kërkesë në ERTE, një skemë që siguron mbështetje financiare nga qeveria për punonjësit e klubit përkohësisht gjatë pandemisë.

Barcelona dhe Atletico Madridi të dy klubet kanë aplikuar për këtë skemë, me lojtarët gjithashtu që dhurojnë para për të mbështetur pagat e stafit që nuk luajnë.

Kur mund të rikthehet futbolli përsëri? Këtu janë datat e pesë kampionateve kryesore në Evropë
Lexo po ashtu Kur mund të rikthehet futbolli përsëri? Këtu janë datat e pesë kampionateve kryesore në Evropë

La Liga aktualisht është pezulluar pafundësisht si pjesë e një mbylljeje të përgjithshme të futbollit në të gjithë Evropën, ndërsa Villarreali renditet i teti në tabelë.

Presidenti i ligës, Javier Tebas ka deklaruar se liga po punon për një datë rikthimi, u fundi i majit dhe fillimi i qershorit po konsiderohen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

Fitorja e Barcelonës ndaj Benficas nuk kaloi pa pasoja, tre lojtarë do të pushohen

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

De Laurentiis i gatshëm ta shkëmbejë Osimhenin me yllin e Man United

Premier League
Coutinho bëhet kandidat për

Coutinho bëhet kandidat për "Golin e Vitit" - shënon një 'perlë' nga distanca

Ligat tjera
“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

“Ndërprisni menjëherë kontratën e tij” – Tifozët e Liverpoolit të nervozuar me paraqitjen e yllit të tyre ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Ancelotti ende nuk mund ta besojë çfarë paraqitje ka bërë një lojtar i Real Madridit përballë Atleticos

Liga e Kampionëve

"Salah nuk ishte i lumtur me Kloppin, e kishte kryer me Al-Ittihad" - trajneri i njohur shokon me deklaratën

Kalo në kategori