LAJMI I FUNDIT:

Villa Las Estrellas, fshati kilian në të cilin mund të jetojnë vetëm personat e “shëndoshë” (Video)

Villa Las Estrellas, fshati kilian në të cilin mund të jetojnë vetëm personat e “shëndoshë” (Video)

Villa Las Estrellas është një fshat në Kili. Fjala është për një stacion kërkimor dhe bazë ushtarake që gjendet njëmijë kilometra nga spitali më i afërt, dhe për këtë arsye aty nuk mund të jetojnë personat që kanë probleme shëndetësore dhe planifikojnë t’i nënshtrohen ndonjë intervenimi kirurgjik.

Ky rregull vlen për shkencëtarët dhe ushtarakët që kryesisht jetojnë në këtë bazë së bashku me familjet e tyre. Në Villa Las Estrellas punojnë një numër i vogël i mjekëve, dhe asnjëri prej tyre nuk është kirurg që të kryej ndërhyrje kirurgjike, transmeton Telegrafi.

Për këtë arsye grave nuk u rekomandohet të mbesin shtatzënë nëse planifikojnë të jetojnë në këtë bazë ushtarake. Gjatë verës aty banojnë rreth 150 persona, kurse gjatë dimrit ky numër përgjysmohet.


Jeta nuk është e lehtë, në veçanti gjatë dimrit ku temperaturat bien deri në minus 50 gradë celsius, dhe banorët shpesh detyrohen që për javë të tëra të qëndrojnë të mbyllur brenda shtëpive.

Ky fshat ka shkollë, postë, bankë, palestër, madje edhe kishë dhe një dyqan të suvenirëve. Aty është e ndërtuar edhe një bujtinë që mund të akomodojë deri në 20 mysafirë.

Kontaktet me pjesën tjetër të botës i mbajnë me telefona satelitor, kurse në shkollë kompjuterët kanë qasje në internet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

“Raport javor”: Musk thotë se stafi i qeverisë amerikane duhet të justifikojë punën, ose mund të pushohen

Amerika
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Kalo në kategori