Modelja e njohur, Vildane Zeneli, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin "Ndrrimi i Natës", në Klan Kosova.

Mes shumë të rejave nga karriera dhe jeta private, Zeneli ka rrëfyer edhe për ndërhyrjet estetike që ka bërë në trupin e saj.


Ajo ka thënë se dikur i kishte bërë me qejf, por që tani është penduar për një gjë të tillë.

"I bëra prej qejfit, por pa lidhje shumë, i kam rënë pishman dhe tani dua t'i heq", ka thënë Vildane Zeneli.

E njëjta është ballafaquar me kritika nga fansat për paraqitjen e saj në këtë emision.

Mesa duket, modelja e njohur dëshiron që t'i rikthehet natyralitetit për të rifituar bukurinë e dikurshme. /Telegrafi/