LAJMI I FUNDIT:

Viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën me shpejtësi rreth 200 km/h

Viktima e aksidentit në Celinë po ngiste veturën me shpejtësi rreth 200 km/h

Një aksident i rëndë ka ndodhur të dielën në fshatin Celinë të Rahovecit, si pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe katër të tjerë të lënduar.

Mësohet se dy nga katër të lënduarit janë në gjendje të rëndë, dhe janë dërguar  në Spitalin Rajonal të Gjakovës.

Rasti është konfirmuar nga Policia në rajonin e Gjakovës.


Policia ka njoftuar se aksidenti ka ardhur si pasojë e një tejkalimi të gabuar dhe shpejtësisë së madhe të njërës prej veturave të përshirë në aksident, që rezultoi fatale për jetën e ngasësit që ishte në shpejtësi.

“Shpejtësia e madhe është arsyeja pse ka ndodh aksidenti, sepse rruga ku ka ndodhur është e shikueshme pra nuk është me kthesa, po ashtu është pa dëmtime. Veç kush ka qenë në vend të ngjarjes mund ta kupton se çfarë të bën shpejtësia e madhe. Aq e madhe ka qenë shpejtësia e veturës së viktimës sa është këputur automjeti përgjysmë”, ka thënë Ahmet Hasi, Drejtor i Policisë Rajonale në Gjakovë.

Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Celinë të Rahovecit
Lexo po ashtu Një i vdekur dhe katër të lënduar në një aksident në Celinë të Rahovecit

Dyshohet se ishte duke ngasë veturën e tij të tipit BMW rreth 200 kilometra në orë, në momentin kur u përplas me veturën tjetër për të lënë tre të tjerë të lënduar.

Personat e lënduarit janë nxjerrë nga veturat me ndihmën e zjarrfikësve për shkak të dëmit të madh të shkaktuar në vetura si pasojë e ndeshjes.

Si pasojë e aksidentit, viktima ende nuk ka mundur të identifikohet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori