Vijnë dhe reagimet e partive politike në Maqedoni pas largimit të Britanisë nga BE

Pas vendimit të djeshëm të britanikëve në referendum për largimin nga BE, kanë reaguar edhe partitë politike në Maqedoni, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në OBRM-PDUKM kanë vlerësuar se pas këtij referendumi, Maqedonia humbi një mbështetës të madh në rrugën e saj drejt integrimeve euroatlantike.
“Është një vendim ekskluziv i shtetasve dhe taksapaguesve të Britanisë, i cili duhet respektuar dhe duhet të ju dëshirojmë sukses në rrugën që ata zgjodhën. BE-ja humbi një vend anëtar shumë të rëndësishëm, kurse Ballkani dhe Maqedonia humbën një vend që përkrahte pa rezervë procesin e zgjerimit”, komentojnë nga OBRM-PDUKM.
Nga LSDM opozitare vlerësojnë se BE duhet të jetë rruga e vetme drejt së cilës duhet të ecë Maqedonia.
“Ndajmë shqetësimin i cili ekziston tek të gjitha vendet anëtare të BE-së pas referendumit në Britani. Në veçanti, Maqedonia humbi një nga shtetet të cilat ishin përkrahëse të fuqishme të zgjerimit. Si vend që kryesoi me BE-në, Britania fuqishëm ka përkrahur statusin e kandidatit për Maqedoninë”, thonë nga LSDM.
Për BDI, referendumi i djeshëm do të ketë pasoja për të gjitha vendet që aspirojnë aderimin në BE.
“Zgjerimi më nuk do të jetë prioritet i BE-së, por gjithsesi janë pozitive reagimet e para nga BE që thërrasin për unitet. Maqedonisë i mbetet të vazhdojë të punojë për aspiratat evropiane, derisa Bashkimi të vazhdojë të ekzistojë”, deklarojnë nga partia shqiptare në pushtet.
Për PDSh po ashtu rruga e vetme për Maqedoninë është ajo drejt BE-së.
“Rritjen e euro-skepticizmit mund ta shfrytëzojnë qarqe të ndryshme në vend, por jo edhe shqiptarët. Anëtarësimi në BE dhe në NATO janë çështjet primare për shqiptarët. Të tjerët mund të mendojnë alternativa të tjera, por pa shqiptarët”,- kanë vlerësuar nga PDSh./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri