Vidhet motoçikleta rreth 2 mijë euro në Fushë Kosovë


Një person ka raportuar në stacionin policor se i është vjedhur motoçikleta tre-rrotëshe nga persona të panjohur në Fushë Kosovë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 23 qershor, ndërsa ankuesi, mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë vjedhur motoçikletën e tij, vlera e së cilës llogaritet të jetë rreth 2 mijë euro.
"Policia ka nisur hetimet për rastin dhe identifikimin e të dyshuarve, ndërsa rasti po trajtohet nga njësitet relevante hetimore", thuhet në raportin policor./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
2 orë më parë
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





































