Vidhet kasaforta me para në një lokal në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se disa persona të panjohur kanë depërtuar në një lokal në Pejë ku kanë vjedhur një kasafortë me disa para.
Rasti ka ndodhur ditën e diel, transmeton Telegrafi.
"Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur me përdorim force kishin depërtuar në lokal. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara të dyshuarit kanë vjedhur një kasafortë me disa para të gatshme si dhe cigare të llojeve të ndryshme", thuhet në njoftim.
Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
29/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































