LAJMI I FUNDIT:

Video shokuese tregon një grua duke vrapuar dhe duke thyer xhamin e përparmë të veturës së një influencueses së rrjeteve sociale

Video shokuese tregon një grua duke vrapuar dhe duke thyer xhamin e përparmë të veturës së një influencueses së rrjeteve sociale

Një video ka kapur momentin e frikshëm kur dy gra kanë vrapuar drejt një veture, me njërën që hudhet në xhamin e përparmë dhe e then atë, gjatë një incidenti në Zelandën e Re.

Bëhet e ditur se pamjet janë regjistruar nga influencuesja e rrjeteve sociale Chantelle Baker.

Baker raportoi se ishte dëshmitare e një përplasjeje veturash.


“Ato filluan të më bërtisnin nga vetura e tyre, duke u përpjekur të më tregonin dhe të përdornin duart për të më thënë të tërhiqesha që të mund të kalonin”, tha ajo në një video të postuar në Instagram.

Baker më pas tha se i vuri re në një rrugë anësore disa minuta më vonë dhe i ndoqi për të marrë targat e tyre, përcjell Telegrafi.

Ajo tha se ato u tërhoqën në një zonë pranë stacionit të vjetër të policisë ku filluan pamjet.

Në video, dy gra dalin nga Mazda dhe vrapojnë drejt veturës që po drejtonte zonja Baker, të cilën ajo tha se ishte huazuar.

Njëra nga gratë vrapon lart te xhami i përparmë, duke thyer xhamin.

E njëjta i afrohet derës së shoferit dhe i thotë Baker “të largohet”.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, me miliona shikime në Instagram.

Policia e Zelandës së Re tha se është në dijeni të incidentit dhe se është në fazat e hershme të hetimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Babai e ushqeu fëmijën dhe e zuri gjumi, shprehja e pakënaqur e foshnjës bëri miliona të qeshnin

Fun
Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Balenat 45 tonëshe “mbrojnë” zhytësin nga peshkaqeni, pamjet bëhen virale

Interesante
Këtij daullexhiu në Turqi

Këtij daullexhiu në Turqi "nuk ia deshi me bakshishe as gjatë Ramazanit" - i rebeluar, ai përplasi daullën për tokë

Virale
Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet 'si raketa' nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

Një punonjës i bagazheve filmohet duke hedhur valixhet 'si raketa' nga aeroplani, përpara pasagjerëve të tronditur

Fun
Banorët e mesjetës shfrytëzonin gjethet e fierit për të trajtuar zbokthin, zbulon studimi i bërë në një trup që i përket shekullit të IX-të (Foto)

Banorët e mesjetës shfrytëzonin gjethet e fierit për të trajtuar zbokthin, zbulon studimi i bërë në një trup që i përket shekullit të IX-të (Foto)

Interesante
Besëtytnitë më të zakonshme që njerëzit i besojnë

Besëtytnitë më të zakonshme që njerëzit i besojnë

Interesante
Kalo në kategori