Video që bëri bujë në TikTok - dy qenë luftojnë për vendin në divan

Një video e cila tregon dy qentë që shtyhen për vendin në divan ka pushtuar TikTok-un dhe ka treguar se kafshët shpesh janë po aq kokëfortë sa fëmijët.
Në pamjet, të publikuara në profilin @oakliestorm, pronarja është ulur në një skaj të divanit, ndërsa në skajin tjetër janë dy qentë. Pamja që duket e qetë shpejt kthehet në një betejë komike për hapësirë.
Oaklie, një përzierje bernardine dhe pudle, përpiqet të zë vendin e tij të preferuar dhe të shtrijë këmbët, por qentë e tjerë, një pudel australian, është ulur pikërisht aty ku Oaklie do të jetë.
Fillimisht, ka një mërmërimë të qetë, një këlthim të butë dhe përpjekje për ta "lëvizur" me këmbë, por kur kjo nuk funksionon, Oaklie kalon në taktikën e këmbëve të pasme.
E mbështetur në jastëkë, ajo përpiqet me butësi, por vendosmëri, të lirojë vendin e saj. Por as qeni tjetër nuk dorëzohet lehtë. Edhe pse ka hapësirë të mjaftueshme për të dy, të dyja insistojnë të kenë atë qoshen.
Kjo skenë ka argëtuar shikuesit dhe ka grumbulluar 1.8 milionë shikime dhe mbi 280 mijë pëlqime në TikTok. /Telegrafi/
@oakliestorm “This is my spot”😤 #fyp #dogsoftiktok #fypシ #doodlesoftiktok



















































