Vidal transferohet në Ligën Premier?

Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës, Aleix Vidal është pranë largimin nga ‘Camp Nou’.
Pasi trajneri i Barcelonës, Luis Enrique nuk po llogarit në shërbimet e tij, Vidal ka vendosur të largohet.
Kësisoj spanjolli mund ta vazhdoi karrierën e tij në elitën e futbollit anglez.
Është skuadra uellsiane, Swansea City që po këmbëngul për transferimin e spanjollit në Ligën Premier.
Mediat në Spanjë kanë shkruar se Vidal është pajtuar paraprakisht me kushtet e ofruara nga Swansea.
Ai pritet të lihet i lirë nga Barcelona për një shumë rreth tetë milionë euro. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
25/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals
















































