LAJMI I FUNDIT:

Victor Osimhen ‘ka vendosur’ që t’i bashkohet gjigantit anglez në janar

Victor Osimhen ‘ka vendosur’ që t’i bashkohet gjigantit anglez në janar

Raportimet nga Nigeria kanë bërë me dije se Victor Osimhen është i etur që ta sigurojë transferimin tek Manchester United në janar, me Galatasarayn që do të paguhej mirë për ndërprerje të hershëm të huazimit.

Sulmuesi shtatgjatë bëri kalimin tek Galatasaray si huazim gjatë shtatorit, pasi transferimi i tij tek Chelsea dhe në Arabinë Saudite nuk u realizua.

Kishte gjithmonë një mundësi që situata e tij të vlerësohej sërish në janar, me Galatasarayn që do të fitonte rreth 10 milionë euro për ndërprerje të hershme të huazimit.


Sipas një raportimi nga ThePapers në Nigeri, Osimhen e ka vendosur që ta ketë Manchester United si aventurën e tij të radhës dhe tashmë ka pasur disa lëvizje në prapaskena për ta bërë këtë realitet.

Sportitalia sugjeron se Napoli ka një klauzolë për ta shitur sulmuesin në janar për 90 milionë euro, ku 10 milionë nga kjo shifër do t’i takonin Galatasarayt.

Ka pasur gjithashtu thashetheme se kjo klauzolë mund të jetë diku rreth 75 milionë euro për ta lejuar largimin e tij.

Kjo vjen pas raportimeve se trajneri i ri i Unitedit, Ruben Amorim, i ka premtuar Sporting Lisbonës se nuk do tentojë transferimin e Viktor Gyokeres në janar.

Osimhen ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar pesë asistime në 15 ndeshje zyrtare për Galatasaray deri më tani këtë sezon./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Cristiano Ronaldo mund të shkruajë histori duke përfunduar transferimin e paparë për vetëm një muaj

Ndërkombëtare
“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

“Kush mendon se je ti? Nuk je Messi”, zbulohet fjalori i rëndë i Thiago Mottas ndaj yllit të Juventusit

Serie A

"Çeku ishte në arabisht, madje e bëmë një foto", agjenti zbulon prapaskenat e transferimit 222 milionë eurosh të Neymar te PSG

Ndërkombëtare
Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Capello thotë se do të shiste çdo lojtar të Milanit, përveç dy prej tyre - nuk kursen as Leaon

Serie A
Pronarët e Liverpoolit rivalizojnë ata të PSG-së për blerjen e klubit të njohur spanjolle

Pronarët e Liverpoolit rivalizojnë ata të PSG-së për blerjen e klubit të njohur spanjolle

Ndërkombëtare
Nga shpejtësia te forca, driblimi dhe mentaliteti – Lautaro tregon se cilat aftësi do donte t’ua merrte sulmuesve tjerë

Nga shpejtësia te forca, driblimi dhe mentaliteti – Lautaro tregon se cilat aftësi do donte t’ua merrte sulmuesve tjerë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori