Një studim i fundit i realizuar në Australi ka hedhur dritë mbi një prej temave më të përfolura të këtyre ditëve.
Me shfuqizimin e ligjit për ndalimin e importimit të veturave më të vjetra se 10 vjet, janë shkaktuar edhe reagime të shumta nga komuniteti automobilistik.
Kosova është shndërruar në një deponi e madhe për veturat e vjetar nga Evropa dhe ky trend do të vazhdojë pas shfuqizimit të këtij ligji.
Ky vendim u cilësua i rrezikshëm nga shumë njohës të komunikacionit rrugor dhe të mbrojtjes së ambientit, ku përpos ndotjes së ambientit, veturat e vjetra nuk janë të afta që të mbrojnë pasagjerët e as kalimtarët kur ndodhin aksidentet.
Në Australi në një studim të realizuar gjatë viti 2017 është konstatuar sesi thjesht Australia po tenton që në 20 vitet e ardhshme të shpëtojë brenda një viti 1300 jetë njerëzish nga aksidentet.
Sipas këtij studimi, Australia duhet të ulë mesataren e vjetërsisë se veturave për vetëm 1 vjet, nga 9.8 sa është aktualisht në 8.8 në mënyrë në 20 vitet e ardhshme të shpëtohen këto 1300 jetë apo më shumë.
Edhe veturat e prodhuara para vitit 2000 janë vetëm 20 për qind të pjesëmarrjes së gjithë veturave në komunikacionin australian, ato përbëjnë plot 33 për qind të aksidenteve që përfundojnë me fatalitet.
Ndërkaq, veturat nga vitet 2011 deri 2016 edhe pse janë 31 për qind i numrit të përgjithshëm të veturave në qarkullim, ato ishin përgjegjëse për vetëm 13% të aksidenteve që përfunduan me fatalitet.
Jack Goodwin nga ANCAP tha se veturat e vjetra kryesisht drejtohen nga ngasës të prirur për të rrezikuar.
“Është fatkeqësi që ne po shohim drejtuesit më të prirur për të rrezikuar, të rinjtë dhe ata që kanë më së paku përvojë, që kërkojnë të drejtojnë veturat më të vjetra”, theksoi ai.
Po ashtu në Australi është kërkuar reagim nga Qeveria e Australisë, për të rritur taksat për importimin e veturave të vjetra, por kjo nuk po ndodh ku po i kontribuohet sjelljes së veturave të vjetra dhe rritjes së rrezikut në rrugë. Për krahasim, mosha mesatare e veturave ne Kosove është me e larta ne Evrope – afërsisht 19 vite, pra dy here më e madhe se në këtë studim prandaj mund vetëm ta imagjinojmë se çka do të thotë kjo për qytetarët e Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
IKSHPK-ja kundërshton gjetjet në Maqedoninë e Veriut për ujin nga Kosova

Afati mbyllet këtë të shtunë! Bursa për studentët e Kosovës për studime Bachelor dhe Master në CITY College, Universiteti York Europe Campus në Selanik, Greqi

Çeli pranvera, çelen edhe zbritjet fantastike në Bau Market!

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Tradita e Prizrenit në çdo kafshatë - LIRI sjell shijen e ëmbël të Ramazanit

Rrezikohen shërbimet për fëmijët me sindromën Down: Dërgo SMS dhe Ndihmo!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi