LAJMI I FUNDIT:

Veturat e dëmtuara me koktej molotovi në Gjakovë ishin të policisë, ende nuk dihen motivet

Veturat e dëmtuara me koktej molotovi në Gjakovë ishin të policisë, ende nuk dihen motivet
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës sot përmes raportit 24 orësh njoftoi se ka arrestuar një person në Gjakovë pasi që i njëjti kishte dëmtuar dy vetura me koktej molotovi.

Lidhur me këtë rast zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj ka thënë për Telegrafin se veturat e dëmtuara ishin të Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ende nuk dihen motivet.


“Me datën 21.08.2024 rreth orës 17:50, i dyshuari mashkull kosovar i moshës madhore është arrestuar pasi që i njëjti, për motive ende të panjohura, ka hedhur lëndë djegëse në disa vetura të Policisë të cilat kanë qenë të parkuara në parkingun e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë. Dy vetura janë përfshirë nga zjarri i cili është lokalizuar shumë shpejt”, ka thënë Elezaj.

Ai ka shtuar se lidhur me rastin është njoftuar prokurori  i shtetit me vendimin e të cilit është iniciuar rast “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa i dyshuari është ndalur në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori