Këngëtari i njohur, Chriss Brown, është tejet i dhënë pas veturave luksoze.

Njëra prej tyre tashmë është dëmtuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në West Hollywood, shkruan Daily Mail.


Ai ishte në një aheng ku qenë të pranishëm edhe shumë yje, kur makina prej 230.000 dollarë është goditur.

41540716 9453351 image a 55 1617969999187

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të parë dëmin dhe situatën e dëmit të veturës, e cila ishte në parking.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një makinë të zezë plotësisht e shkatërruar pasi goditi automjetin, ndërsa oficerët bllokuan rrugët me automjetet e tyre.

41540726 9453351 image a 56 1617970008028

Chris, vendas i Virxhinias, u shfaq me një veshur unike dhe një qafore, teksa ishte i hutuar derisa qëndronte në vendin e ngjarjes.

Pas aksidentit, një burrë me një fytyrë të përgjakur, që dyshohet të jetë drejtuesi i automjetit, u pa të ndihmohej përtej rrugës nga një oficer. /Telegrafi/

41540706 9453351 image a 57 1617970014079