Vetura më e lirë elektrike nga Skoda do të kushtojë 25 mijë euro – në treg do të dalë në vitin 2025
![Vetura më e lirë elektrike nga Skoda do të kushtojë 25 mijë euro – në treg do të dalë në vitin 2025](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/04/arenaev_001-2-780x439.png)
Skoda prezantoi planet e saja të përditësuara të portfolios të saj, dhe kompania dëshiron që nga fundi i vitit 2026 të nxjerrë në shitje 6 vetura elektrike.
Portfolio e re e veturave elektrike do t’i mbulojë të gjitha segmentet e rëndësishme, duke filluar nga veturat e vogla e deri tek SUV-ja më e madhe me 7 ulëse e Skoda-s.
Vetura e parë e re elektrike do të dalë në treg gjatë vitit të ardhshëm, dhe do të jetë zëvendësuese për modelin aktual Karoq. Skoda konfirmoi se vetura e re elektrike do të quhet Elroq dhe do të ketë gjatësi prej 4.5 metrave, dhe kompania do ta tregtojë atë si “veturë familjare ideale urbane”. “Crossover-i” elektrik do të ketë një interier praktik me një hapësirë të madhe për të gjithë familjen, raporton Arena EV, përcjell Telegrafi.
Vetura në radhë është ajo e cila që e ka pritur e gjithë Evropa. Vetura e vogël elektrike me çmim prej 25 mijë eurove e cila ende nuk ka marrë emrin e saj, do të ketë gjatësi prej 4.1 metrave, dhe do të jetë vetura e përkryer për rrugët e qytetit. SUV-ja “crossover” do të prodhohet në Spanjë, dhe do të jetë modeli ekuivalent me veturën e sapo prezantuar VW ID.2all. Vetura e tretë nga kjo treshe e vogël është Cupra UrbanRebel, e cila me siguri se do të jetë më e bukura prej tyre.
Pas lansimit të veturës elektrike më të vogël në 2024, Skoda po planifikon një rifreskim të madh për Enyaq iV dhe Enyaq Coupe iV. Duket se kompania do të heqë emrin iV dhe automjetet do të kenë gjuhën e re të dizajnit Modern Solid që kompania prezantoi së fundmi. Janë hequr grilat e përparme dhe të dyja makinat duken shumë më sportive. Siç ndodh tani, makinat do të prodhohen në Republikën Çeke dhe pritet që ato të dalin në rrugë nga viti 2025.
Viti 2026 është koha kur pritet të bëhet gjithçka interesante. Skoda do të sjellë në treg vagonin e parë elektrik, kompania e quan “Combi” dhe ka të ngjarë të jetë zëvendësuesi elektrik i Octavia-s. Skoda me këtë veturë tashmë synon përdoruesit familjar dhe ata biznesor. Vetura elektrike do të përdorë dizajnin e ri dhe nëse bazohemi tek imazhet e publikuara, ajo do të duket mjaft tërheqëse. Mund të themi me siguri se kjo është vetura e ardhshme e taksive evropiane.
Pas lansimit të Combi, Skoda do të prezantojë SUV-ne e saj më të madhe elektrike. Ne kemi parë pamjet paraprake të kësaj veture elektrike kur kompania e prezantoi Vision 7S Concept. Me 4.9 metra gjatësi, sipas standardeve evropiane kjo do të jetë një SUV e madhe, dhe do të jetë një model i ri kryesor me një interier me 7 ulëse.
Skoda po përshpejton kalimin e saj në një kompani të veturave elektrike, ajo dëshiron të investojë 5.6 miliardë euro deri në vitin 2027 në zhvillimin e modeleve të reja dhe objekteve të reja të prodhimit. Skoda Octavia do të mbetet automjeti i fundit me motor me djegie të brendshme që do të zëvendësohet vitin e ardhshëm me modele të tjera të zëvendësuara ngadalë nga veturat ekuivalente elektrike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dhe më të bukura](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-28-380x233.png)
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dhe më të bukura
![Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-145-380x233.jpg)
Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R
![BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-138-380x233.jpg)
BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike
![Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-145-780x439.jpg)
Drejtori i Volkswagen prapa timonit të Golfit më ekstrem, sfidon kolegun e tij nga divizioni sportiv R
![Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_9-19-780x439.png)
Pse veturat elektrike nuk kanë gomë rezervë?
![Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-46-780x439.jpg)
Erdogan u dhuron liderëve botëror nga një veturë të prodhimit turk
![Këto janë skicat e para të një veture të vogël elektrike Volkswagen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_7-12-780x439.jpg)
Këto janë skicat e para të një veture të vogël elektrike Volkswagen
![BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-138-780x439.jpg)
BMW me video të re, tregojnë si mund të tingëllojë motori i M3 së re elektrike
![Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_3-14-780x439.jpg)
Po vjen asfalti që do t'i riparojë vet të çarat
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480197055_10162293276589133_801476930299187836_n-1-e1739659801845-780x439.jpg)
Osmani dhe Kurti me një foto të përbashkët në Mynih të Gjermanisë
![Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Nicola-Hickling-780x439.png)
Eksperti i leximit të buzëve zbulon se çfarë kërkoi Bellingham nga gjyqtari para se të ndëshkohej me karton të kuq
![Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gje8.jpg)
Befasi emocionuese për Gjestin, takohet me motrën dhe vëllain për herë të parë pas katër muajsh izolimi
![Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/refer-780x439.png)
Publikohet videoja e transkriptuar nga biseda e Bellingham me gjyqtarin që e ndëshkoi me karton të kuq
![Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/vengu-780x439.jpg)
Me çfarë armësh krenohet ushtria shqiptare? Vengu: Nuk kemi asnjë avion, gabim i pafalshëm
![Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-2-780x439.png)
Ronaldo Nazario emëron ish-shokun te Real Madridi si më të dobëtin që ka parë në karrierë