LAJMI I FUNDIT:

Veton Berisha rizgjedhet kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane

Veton Berisha rizgjedhet kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane

Në Prishtinë sot është mbajtur Kuvendi i dytë i rregullt i Partisë Liberale Egjiptiane (PLE), me ç’rast është rizgjedhur kryetar i partisë Veton Berisha, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ky kuvend zgjedhor u përcjell me diskutime nga të pranishmit rreth pozitës së komunitetit Egjiptian në shoqërinë kosovare dhe përgjegjësisë institucionale ndaj komunitetit. Me prezencë të 109 delegatëve nga degët e PLE-së në Kosovë dhe Diasporë si dhe mysafirëve prezent është miratuar statuti dhe programi i ri i partisë. Me këtë rast me shumicë të votave u rizgjodh kryetar i Partisë Liberale Egjiptiane për mandatin 4 vjeçar, Veton Berisha”, thuhet në komunikatë.

Më tutje thuhet se, “u miratua përbërja e kryesisë qendrore me 45 anëtarë. Ky kuvend reflektoi me një reformë të thellë të funksionimit të PLE-së për mandatin në vijim”.


Kryetari i rizgjedhur Veton Berisha u zotua se marrja e mandatit të ri është përgjegjësi për të dhe tha se ai do të përkushtohet duke ndikuar drejtpërdrejtë në ndryshimin pozitiv të pozitës të komunitetit egjiptian në shoqërinë e Kosovës si dhe duke ndërmarr veprime konkrete për fuqizimin e shtetësisë së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimin e saj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Ministria e Mbrojtjes: Letra dërguar KFOR-it është një sqarim, jo rizotim për angazhimin e FSK-së në veri

Lajme
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
Kalo në kategori