Deputeti nga komuniteti joshumicë, Veton Berisha, ka njoftuar se është kontaktuar gjatë së shtunës nga mandatari për kryeministër, Albin Kurti.

Berisha nuk ka dhënë detaje nëse është diskutuar për ndonjë pozitë specifike, por ka theksuar se komuniteti që përfaqëson nuk do të pengojë formimin e institucioneve qeverisëse.


“Kemi diskutuar, por të shohim sot propozimet si janë. Kemi pasur kontakt mbrëmë, kemi takuar kryeministrin, dhe të shohim sot se si është situata. Nuk jemi bllokues asnjëherë”, ka deklaruar Berisha.

Deklarata e tij vjen në një ditë vendimtare, kur Kuvendi i Kosovës pritet të votojë për formimin e Qeverisë së re. /Telegrafi/