Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar lidhur me rastin kur një studente pasi ka ndërprerë fjalimin e presidentit Hashim Thaçi në një ligjëratë para studentëve është nxjerrë siç thuhet dhunshëm nga salla.
Vetëvendosje thekson se aktet e tilla janë kriminale dhe të papranueshme.
Lexoni të plotë reagimin e VV-së:
“Në një ligjëratë të mbajtur në ambientet e kolegjit UBT, ku i ashtuquajturi president Hashim Thaçi ishte i pranishëm, për të folur mbi zhvillimet politike, iu është mohuar fjala fillimisht, dhe më pas janë keqtrajtuar studentët Diellza Arifi dhe Korab Muhadri.
Studentja Diellza Arifi është nxjerrë dhunshëm nga salla ku po mbahej ligjërata, pasi që kishte pyetur Thaçin në lidhje me klanin ‘Pronto’, e më pas është futur një dhomë dhe ndaj saj është ushtruar presion psiqik. Kurse, studentit Korab Muhadri, nuk i është dhënë në asnjë moment fjala, përkundër insistimit të vazhdueshëm të tij.
Përveç kësaj, për shkak të protestës nga ana e studentit Muhadri për faktin që nuk iu dha fjala, katër policë me veturën zyrtare të eskortës së Thaçit, me targat 156-01, e kanë kidnapuar atë në rrugë, duke e futur në veturë, që më pas ta kërcënojnë e ta rrahin, si dhe ta porosisin që asnjëherë të mos ngreh zërin ndaj Thaçit. Tre nga këta policë ishin Arben Bytyqi, Arsim Jashanica dhe Arsim Rashica, të cilët e kanë kërcënuar studentin Muhadri edhe me jetë.
Aktet e tilla janë kriminale dhe janë të papranueshme. Policët e këtillë janë shërbyes të pushtetarëve kriminelë, siç është Hashim Thaçi, e jo shërbyes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Tentimi i tillë për të mbytur zërin kundërshtues ndaj padrejtësisë dhe krimit të këtij pushteti nuk do të ketë sukses. Studentët dhe gjithë qytetarët e Republikës do ta shpëtojnë Republikën nga kapësit dhe zhvatësit e saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mot i vranët dhe me riga shiu

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri