Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku, u takuan me Kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e Kryesisë, Shpëtim Zharku dhe Naim Haliti.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, dhe Drejtuesi i Komitetit për Komunikime Elektronike dhe Postare, Fatban Bunjaku, u takuan me Kryetarin e Sindikatës së Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, dhe anëtarët e Kryesisë, Shpëtim Zharku dhe Naim Haliti.
Në takim sipas njoftimit për media u bisedua rreth vendimit të qeverisë për nisjen e procesit të privatizimit, moszbatimin prej 6 muajsh të rezolutës së Kuvendit dhe situatës së punëtorëve.
“Qeveria nuk ka pasur as interesimin dhe as vullnetin për ta zgjidhur krizën e sajuar brenda Telekomit. Kontrata abuzive me Z-mobile, keqmenaxhimi dhe shfrytëzimi brutal i kapaciteteve të ndërmarrjes për interesa krejtësisht private duhen zgjidhur nga institucionet e Kosovës. Për këtë nuk duhet të ketë kompromis. Përfshirja e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në vlerësimin e gjendjes së ndërmarrjes me kusht nisjen e procesit të privatizimit për Telekomin është i papranueshëm. Problemeve të menaxhimit qeveria po i qaset a thua se ato janë fakt i dhënë, i pandryshueshëm. Mbipunësimet partiake në Telekom nuk i shkaktuan punëtorët profesionistë por segmente të partive të pushtetit. Bordet drejtuese cilësisht të dobëta, pa integritet u emëruan e votuan nga të njëjtët. Vijimin e kontratës abuzive me Z-mobile po e paraqesin si fatalitet ndërkohë që kanë përgjegjësitë dhe instrumentet për ta ndalur”, thuhet në komunikatën për media.
Tutje thuhet se sindikalistët njoftuan VV-në se nga viti 2008, Telekomi i ka paguar qeverisë 530 milionëve euro dividentë. Investime strategjike nuk bëhen, lidhen kontrata abuzive, paguhen shpenzime marramendëse, punësohen persona me lista, kurse, në funksionin e auditit të brendshëm vendosen familjarë të pushtetarëve. Prokurorisë i janë kallxuar dhjetra kontrata abuzive, por nuk ka përgjigje nga ana e tyre. Drejtori i parafundit i Telekomit e gjeti këtë ndërmarrje me rëndësi ekonomike e strategjike me 48 milionë euro në thesar, dhe e la me 200-300 mijë euro dhe me borxhe të panumërta që paraqiten me procedura përmbarimi. Sindikalistët shtuan që edhe sot në Telekom ka gra e burra të shkëlqyer e të zotë në profesionet e tyre një pjesë e të cilëve prej rrethanave po zgjedhin largimin nga vendi
“Republikës sonë nuk i mungojnë burimet njerëzore me nivel të lartë profesionalë brenda Kosovës e në mërgatë. Në mungesë e vonesë është vendimmarrja racionale qeveritare, ndershmërisht e guximshme, për ta çkapur Telekomin.Me 31 janar 2019 në Gjykatën Themelore të Prishtinës mbahet seanca ku do të tentojnë ta ekzekutojnë gjobën që ia zhvat Telekomit 30 milionë euro. Teksa më 18 dhjetor Gjykata themelore në Prishtinë i shpalli të pafajshëm përgjegjësit e rinj dhe të vjetër lidhur me aferën “Dardanfon – Z-mobile”.Organizimit të krimit të organizuar që ka kapur institucionet na duhet gjithsesi t’i përgjigjemi me organizimin qytetarë e të punëtorëve që e kanë mbajtur barrën në Telekom. Jemi të vendosur që Telekomin ta mbështesim të rimëkëmbet me modele bashkëkohore, jo privatizuese. Potenciali për zhvillim është tepër i madh për t’ia hequr nga pronësia publikut, qytetarëve të Kosovës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Kosova në krizë investimesh? Ekspertët kërkojnë qasje të re nga institucionet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë