LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje kërkoi shtyrjen e seancës për Astrit Deharin

Vetëvendosje kërkoi shtyrjen e seancës për Astrit Deharin

Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për rastin e vdekjes në burg të aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Deharit, nuk do të mbahet më 14 dhjetor, siç kishte paralajmëruar kryeparlamentari Kadri Veseli.

Shtyrja e kësaj seance për një kohë tjetër është kërkuar nga vetë Lëvizja Vetëvendosje.

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti, i ka kërkuar mirëkuptim Kryetarit të Kuvendit, që seanca e paralajmëruar nga ai dhe Grupi Parlamentar i PDK-së për vdekjen e Astrit Deharit, të mbahet në një kohë tjetër, pasi sipas arsyetimit të Dërgutit, pikërisht më 14 dhjetor, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu e kanë një proces gjyqësor.


Lajmi.net nga burime brenda Kuvendit të Kosovës mëson se kryeparlamentari Veseli dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, në një mbledhje konsultative që kanë pasur në fillim të kësaj jave, kanë marrë parasysh kërkesën e Vetëvendosjes për shtyrjen e seancës dhe kanë vendosur që për datën e ardhshme të seancës për Astrit Deharin të diskutohet më vonë.

“Për shkak të festave të fundvitit dhe mungesës së korit diplomatik në Kosovë gjatë fundvitit, kjo seancë mund të thirret vetëm në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë ky burim.

Seanca e jashtëzakonshme për të diskutuar për vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje në burg është paralajmëruar nga vetë kryeparlamentari Veseli, disa ditë pasi opozita dështoi në mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për ta thirrur seancën.

Paralajmërimi i Veselit për këtë seancë kishte ardhur për shkak të akuzave dhe linçimeve që Vetëvendosje u bënte zyrtarëve shtetëror për vdekjen e Deharit. Në seancën e fundit parlamentare ku u diskutua për Deharin nga deputetët e Vetëvendosjes, kryeparlamentari Veseli kishte thënë se në seancën që do ta thërras PDK-ja për vdekjen e Deharit, do të diskutohet edhe për shkaqet dhe motivet shtytëse që kanë mundur ta çojnë Deharin drejt vdekjes. /Ljami.net/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori