LAJMI I FUNDIT:

Vetëvendosje: A ka shpresë për të rinjtë e papunë?

Vetëvendosje: A ka shpresë për të rinjtë e papunë?

Lëvizja Vetëvendosje thotë se Kosova është një nga vendet me përqindjen më të madhe të të rinjve në Evropë, mirëpo sipas VV-së gjysma e tyre janë të papunë.

VV thotë se, politikat e deritanishme në arsim nuk kanë ndihmuar në aftësimin e të rinjve me shkathtësitë e duhura për tregun e punës, por që sipas tyre më shumë kanë pasur synim që atyre të u lehtësohet avancimi akademik në mënyrë që të mbesin jashtë shifrave zyrtare të papunësisë.

VV konsideron se, masat e propozuara nga ta, janë të vetmet që mund të zgjidhin problemin e të rinjve sa i përket punësimit, transmeton Telegrafi.

Shkrimi i plotë:

“A ka shpresë për të rinjtë e papunë?

Kosova është nga vendet me përqindjen më të madh të të rinjve në Europë. Mirëpo, afro gjysma e tyre janë të papunë. Një i ri në Kosovë ka dy herë më pak gjasa të gjejë një vend pune krahasuar me dikë më në moshë.

Politikat e deritanishme në arsim nuk kanë ndihmuar në aftësimin e të rinjve me shkathtësitë e duhura për tregun e punës, por më shumë kanë pasur synim që atyrë të u lehtësohet avancimi akademik në mënyrë që të mbesin jashtë shifrave zyrtare të papunësisë.

Ngjashëm është situata edhe me politikat e tregut të punës. Aktualisht, janë vetëm një grup i vogël talentesh të cilët me iniciativa individuale, dhe mbështetje nga sektori privat dhe donatorët, kanë arritur që të bëjnë hapa të mëdhenj në fushën e shërbimeve të teknologjisë informative përmes start-ups të tyre, duke u bërë konkurrues në gjithë Evropën.

Andaj, janë dy çështje kyçe dhe të ndërlidhura të cilat e zgjidhin problemin e të rinjve. Konkretisht, duhet të investohet në arsim në programe të cilat ndërlidhen më kërkesat e tregut të punës dhe të aplikohen masa që u japin përparësi të rinjve në depërtimin në tregun e punës.

Në fushën e arsimit, politikat duhet të jenë të orientuara në rritjen e cilësisë dhe përshtatjen e kurrikulave me nevojat e tregut, ku rëndësi e veçantë i jipet forcimit të shkollave profesionale. Kjo pasi që siç e shfaqin edhe statistikat zyrtare si absurditet, në Kosovë më i lartë është punësimi i personave që kanë përfunduar vetëm gjimnazin në lëndë shkencore apo shoqërore sesa i atyre që kanë kryer shkollim profesional qoftë për elektricist/e, murator/e, dhe më shumë. Po ashtu, rritja e numrit të bursave për studentë në fusha me prioritet për ekonominë, dhe sidomos ofrimi i mundësive të shumta për punë praktike për të rinjtë, gjë që nuk ka ndodhur deri më tani, do të ndikonte për depërtim më të lehtë të të rinjve në tregun e punës.

Ndërsa, sa i përket fushës së tregut të punës duhet të krijohen zona apo parqe që i bashkojnë vetëm ndërmarrësit e rinj të fushave të njëjta, ku qeveria do të duhej të ofronte përkrahje financiare për idetë e reja, qoftë për mbulimin e shpenzimeve për qira apo për paisje. Për më shumë, të punuarit në një lokacion të njëjtë e rrit shkëmbimin e njohurive dhe punonjësve mes ndërmarrësve dhe kësisoj edhe avancimin e vet sektorëve. Në përgjithësi, mbështetja e ndërmarrësve të rinj në fushën e shërbimeve dhe prodhimit e rritë pavarësinë tregtare të Kosovës dhe ofron mundësi të mëdha që të rinjtë mos ta lëshojnë Kosovën.

Bazuar në programet e prezantuara nga partitë që po garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, masat e propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje janë të vetmet që mund të zgjidhin problemin e të rinjve sa i përket punësimit. Për më shumë ato janë konkrete, ku tregohet shuma shtesë që do të ndahet për arsim, numrin e bursave shtesë, dhe numrin e fondeve për ndërmarrësit e rinj”./Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Unë thjeshtë dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

'Mallkimi Kate Middleton': Princesha ishte shtrirë në spital edhe në vitin 2012, infermierja e saj bëri vetëvrasje pak kohë pasi zbuloi pa dashje gjendjen e saj

Magazina
Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në

Arabia Saudite merr pjesë për herë të parë në "Miss Universe", bukuroshja Rumy Alqahtani do t'i përfaqësojë në garën e bukurisë

Magazina
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Zbulohet se sa do të jetë

Zbulohet se sa do të jetë "kostoja ditore" nga shembja e urës në Baltimore

Amerika
Kalo në kategori